E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, PS fakte të reja për familjen e Ministres Bregu

TIRANE-Pas Minsitrit Dritan Prifti dhe deputetes Albana Vokshi, Partia Socialiste akuzoi sot Ministren e Integrimit Majlinda Bregu se ka lejuar që familjarë të ngushtë të bashkëshortit të saj Namik Ajazi kanë përfituar paligjërisht koncension në fushën e energjisë.

Në formën e pyetjeve, deputetja Ermonela Felaj i kërkoi publikisht ministres Bregu të përgjigjet nëse Hektor Ajazi, vëllai i bashkëshortit të saj, Namik Ajazi “ka përfituar koncesion për ndërtimin e një numri të konsiderueshëm hidrocentralesh mbi kaskadën e ndonjë lumi në Shqipëri, koncesion i dhënë nga e njëjta qeveri, Ministre dhe zëdhënëse e së cilës ju jeni”.

Sipas Felaj, PS e bëri këtë pyetje pa emra konkretë ditën e hënë, por nuk mori asnjë përgjigje.
“Ditën e hënë, Partia Socialiste bëri një pyetje publike për të gjithë ministrat dhe ministret e qeverisë Berisha: A ka ndonjë ministër apo ministre ndonjë kunat apo kunatë që ka përfituar, me dashje apo pa dashje, ndonjë koncesion nga kjo qeveri në fushën e energjitikës”.

Por, PS vlerësoi sot se kjo pyetje nuk pati përgjigje për në arsye. “Ministrave të kabinetit Berisha u ka hyrë lepuri në bark për shkak të aferave korruptive në të cilat janë përfshirë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›