E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stamboll, grushta mes tifozëve grekë dhe turkë

STAMBOLL- Pas grushtave me serbët, tifozet grekë përfshihen në përleshje edhe me turqit. Dhuna shpërtheu mbrëmë në Stamboll mes tifozeve te Paok-ut të Greqisë dhe atyre të skuadres turke Fenerbahce, pas perfundimit 1 me 1 te ndeshjes së vlefshme për kualifikimin në Ligën e Europës. Tifozet grek zbriten nga autobusët dhe nisën të qëllojnë me gurë tifozët e Fenerbahces, të cilët gjithashtu po qëllonin kundër autmjeteve greke. Sipas agejncise Rojters, tifozet sulmuan me pas edhe reporterët në vendngjarje, që po ndiqnin trazirat. Policia turke përdori granata për të shpërndarë turmat e inatosura, duke i urdhëruar tifozet e Paokut të kthehen nëpër autobusët e tyre. Pas qetësimit të situatës, autokolona u nis drejt Selanikut, ndërsa dhjetra tifozë turkë përfunduan në pranga.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›