E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Ruci: Kriza, ja formula për zgjidhje ndryshe protesta

TIRANE-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci I bëri thirrje mazhorancës që me fillimin e muajit Shtator të angazhohet për zbardhjen e transparencës së zgjedhjeve të 28 Qershorit. Hetimi, tha Ruci duhet të përmbajë fletët e votimit, në të kundërt shtoi ai, kryetarja e Parlamentit le ti drejtohet një arbitri ndërkombëtar, sic është Komisioni i Venecias.
Ruci bëri të ditur sot se opozita gjatë kësaj periudhe ka negociuar vazhdimisht me mazhorancën për arritjen e një zgjidhje për cështjen e transparencës së zgjedhjeve të një viti më parë.
“Ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet e 28 Qershorit 2009. Ne nga 28 Korriku kemi formalizuar propozimet tona dhe I paraqitëm mazhorancës dy dokumenta, një projekt-marrëveshje për zgjidhjen e krizës dhe një vendim për ngritjen e një Komisioni hetimor për zgjedhjet”.
Në cdo rast theksoi Ruci nuk duhet të ketë ekzekutim të fletëve të votimit. “Transparenca e zgjedhjeve do të bëhet së bashku me fletet e votimit. Përjashtojmë ekzekutimin e fletëve, ndaj propozojmë të vazhdojmë negociatat për fletët e votimit. Në rast se mazhoranca kundërshton, Kryetarja e Parlamentit le ti drejtohet Komisionit të Venecias”.

Sipas Rucit, “PS nuk do të dëshironte të vazhdonte më tej me protesta, pasi cdo gje mund të zgjidhet në sajë të një vullneti të mirë politik”.

Në rast të kundërt tha ai, atëherë pa patur një zgjidhje do kemi sërish protesta, ofruam zgjidhje që të mos ketë protesta”, theksoi Ruci.

I pyetur nga mediat nëse PS do të angazhohet për kodin e ri electoral, kreu I grupit parlamentar socialist tha se e majta nuk do ti mungojë në debate parlamentar për ndryshimet në kodin elektoral. “Jemi të gatshëm per ndryshimet në kodin elektoral”.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Korrupsioni, PS fakte të reja për familjen e Ministres Bregu

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›