E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni Shalsi Materialet ne prokurori

Deputeti socialist Eduard Shalsi ka dale para pak castesh nga prokuroria e Tiranes pasi ka deshmuar per rreth dy ore lidhur me akuzat per korrupsion te bera ne adrese te deputeteve demokrate.

I ndalur nga mediat Shalsi ka preferuar te mos jape detaje mbi deshmine e dhene por ka shprehur gatishmerine e tij per te ndihmuar prokurorine ne hetime.

PS do te ofroje gjithe materialet qe i vijne ne ndihme te akuzes per te hetuar ka deklaruar Shalsi.

Nderkohe vetem pak momente pasi ka dale Shalsi ne prokurori ka hyre ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti i cili ka theksuar se disponon prova te forta per kontrabanden e naftes.

Provat qe po coj ne prokurori do te zbardhin kontrabanden e naftes. Shpresoj qe prokuroria te hetoje seriozisht pas provave qe po dorezoj sot eshte shprehur Prifti.

Lidhur me kontrabanden e naftes ish-deputeti i LSI-se ka bere pergjegjes numrin dy te Policise se Shtetit Kulicaj ish-truproje e kryeministrit Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›