Mungojne avokatet shtyhet seanca e fundit e Gerdecit
Eumlshte mbyllur me shtyrje edhe seanca e fundit per kete vit e superprocesit per tragjedine e Gerdecit duke e derguar ceshtjen ne vitin e katert te gjykimit. Sic ka ndodhur rendom ne javet e fundit edhe kete here shkak ka qene mungesa e pjeses me te madhe te avokateve mbrojtes. Ne keto kushte trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado nuk ka mundur te beje gje tjeter vecse te perserite ritualin e verifikimit te paleve dhe te shtyje seancen per javen e dyte te janarit 2012. 29 te akuzuarit per shperthimin tragjik me 15 mars 2008 ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere kane nisur gjykimin tre vjet me pare. Pas dhjetera shtyrjesh organi i akuzes arriti ne fund te tetorit te paraqese perfundimet per te pandehurit dhe qe prej asaj kohe gjyqi eshte ne fazen e perfundimeve te mbrojtjes. Por mungesat e shumta te avokateve kane bere qe pjesa me e madhe e seancave te mos zhvillohet gje qe e ka detyruar gjykaten ti shtyje ato per jave me radhe. Nderkohe kane mbetur ende pa paraqitur perfundimet e mbrojtjes 15 te pandehur mes te cileve edhe te akuzuarit kryesore Ylli Pinari Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli per te cilet prokuroria kerkoi denim me burgim te perjetshem.