Ambasada amerikane: Tubimi paqësor i 21 janarit, mund kthehet i dhunshëm
Ambasada Amerikanë në Tiranë ka bërë një tjetër lajmërim për qytetarët e saj në lidhje me tubimin që Partia Socialiste pritet të mbajë nesër. Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët amerikanë se tubimi paqësor të kthehet i dhunshëm dhe u kërkon evitimin e tyre.
Megjithëse demonstrata të mëdha paqësore janë zhvilluar edhe më parë në Tiranë, një demonstratë më 21 janar 2011 u kthye në të dhunshme dhe rezultoi në vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, përfshirë edhe policë. Mitingjet pasuese kanë qenë të qetë dhe kanë tërhequr mbi 10 mijë njerëz, sipas të dhënave të besueshme. Ne u kujtojmë qytetarëve amerikanë se edhe demonstratat që kanë për qëllim të jenë paqësore, mund të kthehen në të dhunshme dhe të paparashikuara. Ju duhet ti shmangni ato me sa të mundeni, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Ajo njofton se tubimi i PS me rastin e 21 janarit do të mbahet nga ora 10:30 deri në orën 14:00. Njerëzit do të mblidhen përpara selisë së PS dhe do marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të ndaluar përpara selisë së kryeministrisë bën me dije ambasada e SHBA-së.
* * *
Ambasada amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që jetojnë në Shqipëri, të evitojnë grumbullimin më 17 dhe 21 janar, për shkak të protestave të opozitës shqiptare dhe Aleancës Kuq e Zi.
Sipas ambasadës amerikane më 17 janar 2012 Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirrje për një manifestim të madh publik në Krujë për nder të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ndërsa më 21 janar PS ka planifikuar zhvillimin e ceremonisë homazh për nder të 4 protestuesve të vrarë para kryeministrisë, një vit më parë.
Partia Socialiste Shqiptare ka njoftuar për mbajtjen e një tubimi publik ditën e shtunë, 21 janar 2012. Ambasada ende nuk është në dijeni të kohës kur do të zhvillohet ky tubim. Informacionet aktuale tregojnë se tubimi do të zhvillohet përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës Dëshmorët e Kombit përballë zyrës së Kryeministrisë si dhe në zona të tjera të qytetit. Partia Socialiste ka bërë thirrje që po këtë ditë të bëhen tubime dhe në qytete të tjera. Ambasada nuk ka informacione në lidhje me zonat që mund të preken apo me madhësinë e mundshme të këtij tubimi. Demonstratat mund të ndikojnë në të gjitha arteriet kryesore në hyrje të qytetit në të cilën ato ndodhin, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Ambasada kujton se pavarësisht protestave të mëdha dhe paqësore që janë shënuar në vitet e kaluara, demonstrata e 21 Janarit, 2011, ishte e dhunshme dhe përfundoi në vdekjen e katër personave dhe me lëndime të shumë të tjerëve, duke përfshirë në Policinë e Shtetit Shqiptar. Ne i njoftojmë qytetarët e SHBA, se edhe demonstratat që janë njoftuar si paqësore të mund të kthehen në dhunë dhe të paparashikuara. Ju duhet ti shmangni ato nëse është e mundshme. Demonstratat në një qytet kanë potencial të kthehen në tubime publike ose në demonstrate në zona të tjera të qytetit. Ndaj ju kërkojmë të jeni vigjilentë dhe të keni kujdes me ato çfarë raportojnë mediat lokale lidhur me demonstratat apo tubimet e ndryshme, thuhet në njoftimin e ambasadës aemrikane.
Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirrje për një tubim të madh në qytetin e Krujës për të kujtuar heroin kombëtar shqiptar, Skënderbe, të martën më 17 janar 2012. Jemi informuar se grumbullimet do të nisin në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Laç e Lezhë gjatë mëngjesit të 17 janarit për tu nisur më pas drejt Krujës. Ambasada nuk ka informacion specifike mbi vendin e protestës, apo madhësinë e saj. Demonstratat mund të kenë ndikim dhe në zonat e tjera të qytetit ku do të ndodh protesta,- thuhet në një njoftim të dytë.