E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, dhëndri i Mbretit Spanjoll thirret në gjykatë

Një gjykatë në Palma Majorka, ka thirrur Dukën e Palmas, Inaki Urdangarin, të paraqitet me 6 shkurt.

Duka, i martuar me princeshën Kristina, po hetohet lidhur me akuzat për keqpërdorim fondesh publike të dhëna ndaj një fondacioni që drejton.

Ish lojtari i handbollit ka mohuar çdo shkelje të ligjit.

Në vazhdën e akuzave, familja mbretërore spanjolle, të mërkurën, bëri transparente për publikun të gjitha llogaritë e saj./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-29 11:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›