E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti: Eurozona duhet të bashkohet

Ai shtoi se pavarësisht suksesit në ankandet e fundit për shitjen e obligacioneve italiane, nuk mendon se “periudha e turbulencave financiare kishte përfunduar”.

Të enjten, qeveria italiane rriti me 7 miliardë euro borxhin e saj. Normat e interesit mbi obligacionet 10-vjeçare italiane ishin 6.98 %, nivel pothuajse i qëndrueshëm.

Duke folur në konferencën tradicionale për shtyp të fundvitit, Monti theksoi se problemet e Italisë në tregje kishin të bënin me vështirësitë më të gjera në nivelin Evropian, gjë e cila kërkon “një përgjigje të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse” që të nxitet rritja ekonomike./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-29 15:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›