Korrupsioni mbetet një problem serioz në disa fusha
Në lidhje me antikorrupsionin, OSBE vlerëson se Shqipëria ka ndërmarrë disa reforma, siç është miratimi i Strategjisë për Parandalimin dhe Luftën ndaj Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente 2007-2013, si dhe miratimin e një numri të konsiderueshëm ligjesh, në përputhje me legjislacionin e
BE-së. "Qeveria ka krijuar, gjithashtu, një sistem online për regjistrimin e bizneseve dhe prokurimet. Politika e decentralizimit, që vazhdon në vend, siguron mundësi monitorimi
përmes angazhimit të shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes në nivel vendor", shkruan raporti. Janë vendosur, gjithashtu, masa më të rrepta për kontrollin e pasurive të zyrtarëve publikë.
Gjithsesi, OSBE këmbëngul se korrupsioni mbetet problem serioz, sidomos në sistemin gjyqësor, shëndetësor dhe atë arsimor. "Sfidues vazhdon të mbetet ende zbatimi efektiv i legjislacionit kundër korrupsionit dhe një bashkërendim më i mirë nevojitet ndërmjet institucioneve publike përgjegjëse për këtë çështje", nënvizohet në raport.