E Diel, 1 Nëntor 2026

Garancitë për lirinë e shprehjes nuk zbatohen

Në fushën e medias, raporti i OSBE-së thotë se garancitë aktuale ligjore për lirinë e shprehjes nuk zbatohen plotësisht. Pavarësia e gazetarëve nuk respektohet përherë nga pronarët e medias dhe zbatimi i Kodit të Punës mbetet i paplotë. Një projektligj i ri, i integruar për median elektronike, ka qarkulluar në një rreth të kufizuar ligjvënësish dhe përfaqësuesish të medias. "Ndryshimet e ligjit për të drejtën e informimit dhe reforma e legjislacionit për shpifjen kanë mbetur pezull në Parlament, ndërsa procesi i dixhitalizimit të transmetimeve televizive ndodhet ende në fazën e konsultimeve publike dhe në pritje të miratimit nga Kuvendi", thotë raporti. OSBE thotë se Kodi i Etikës në Media ekziston që prej vitit 2006, por ende nuk është krijuar një kuadër institucional për zbatimin e tij në praktikë. Duke iu referuar fushatës konstatohet se shumë organe mediatike u duk se shfaqën

njëanshmëri të fortë në favor të njërës apo tjetrës prej dy partive të mëdha politike, në dëm të të tjerave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›