E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni mbetet problem i madh në Evropë

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 12:30

Kompanitë gjermane po bëhen më të ndjeshme në lidhje me temën e korrupsionit. Vetëm tre për qind e menaxherëve të lartë të Gjermanisë dhe dymbëdhjetë për qind e personelit e konsiderojnë ryshfetin si mjet legjitim për zgjerimin e biznesit.

Në vitin 2009, një në katër vetë kishin këtë bindje. Në Evropë këtë vit janë 18 për qind e menaxherëve të lartë dhe 17 për qind e punonjësve të tjerë.

Këto janë rezultatet e një studimi të firmës së kontrollit dhe këshillimit Ernst & Young në 2300 firma nga 25 vende evropiane.

Me sa duket ka një ndërlidhje midis korrupsionit, tolerancës dhe intensitetit, me të cilin sipërmarrjet kanë vuajtur nga kriza në vende të ndryshme, supozojnë konsulentët e menaxhimit në Ernst & Young.

Këtë e tregojnë rezultatet nga Gjermania, e cila e ka kapërcyer krizën më mirë se shumë vende të tjera. Ndërsa në të gjithë Evropën, 27 për qind e të intervistuarve kanë frikë se edhe më shumë sipërmarrje do të përballen me vështirësi financiare, në Gjermani ka vetëm katër për qind.

"Presioni i ulët me sa duket reflektohet në një moral më të lartë te kompanitë gjermane," shkruan Stefan Heissner, kryetar i seksionit për luftimin e korrupsionit tek Ernst & Young.

Mund ta shprehësh edhe ndryshe: Kush ka më pak halle financiare, ka më shumë mundësi të mendojë për etikën dhe moralin.

Në pjesën tjetër të Evropës situata është ndryshe. Atje thuajse një ndër pesë të anketuar i konsideron si mjet të pranueshëm ryshfetin, dhuratat dhe "programet argëtuese", për të rritur shitjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›