E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanader: Do t’i shpalos të gjitha gjërat

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 13:00

Ish-kryeministri i Koroacisë, Ivo Sanader, akuzohet për korrupsion.

Pas një burgimi prej 7 muajsh në Austri, ai u ekstradua në Zagreb.

Tani ai thotë se do të tregojë gjithçka, por kolegët e partisë së tij, nuk pranojnë se kanë pasur dijeni.

"Nëse unë kam qenë drejtuesi i një shoqate kriminale, nëse kam qenë bos i mafies, atëherë nuk e kuptoj se përse më kanë ndjekur dhjetë vjet me radhë", me këto fjalë reagoi Ivo Sanader ndaj pretendimeve të ish-shokëve të partisë, të cilët tani distancohen prej tij.

Ata thonë se nuk kanë pasur dijeni për aferat korruptive të ish kryetarit të partisë kroate në pushtet, HDZ. Këtë e përsërit pa pushim edhe pasuesja e Sanaderit në kreun e partisë Jadranka Kosor, kryeministrja e Kroacisë.

Të hënën në mbrëmje, ish-kryeministri kroat Ivo Sanader u ekstradua nga Salzburgu në Zagreb. Kështu Austria plotësoi kërkesën për ekstradim të Kroacisë, e cila ishte bërë menjëherë pas arrestimit të Sanaderit në dhjetor të 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›