Portugalia gënjen për deficitin e saj
Në fillimin ishte një rajon i Spanjës, La Mancha, i cili deklaroi “zbulimin” e një vrime të madhe në llogarinë publike, tani me sa duket i erdhi radha Portugalisë.
Lideri i ri i Portugalisë, Pedro Passos Coelho, i ka kërkuar shtetit të tij të pranojë shkurtimet e reja financiare, pasi qeveria arriti të zbulojë një vrimë kolosale prej 2 miliard euro në llogaritë publike, të lënë nga socialistët.
Portugalia me sa duket po ndjek rrugën e Greqisë, por me ndryshimin që nuk ka për të pranuar vendime të jashtme mbi politikën e saj ekonomike.
“Nuk do tolerojmë vendimet e Bashkimit Evropian apo të shteteve të tjera. Do të marrim pjesë në vendimet e përbashkëta, por nuk do të lejojmë të na qeveris Evropa”, tha Passos Coelho.
Lisbona i kundërshton masat e shkurtimeve financiare të kërkuara nga BE dhe FMN për dhënien e borxhit prej 78 miliard euro, për të ndihmuar Portugalinë të dalë nga kriza.
Autoritetet ekonomike evropiane i frikësohen një përsëritje të historisë së Greqisë të vitit 2009, kur u gënjye mbi deficitin publik dhe u zbulua se ai ishte në të vërtet dyfishi i asaj që u deklarua.