Shqiptaret e burgosur ne Greqi mund ta blejne denimin me 50 euro ne dite
ATHINE - Shume shqiptare tani kane te drejten per te blere ditet e burgut te tyre. Kjo ndodh ne Greqi dhe eshte bere ligj para pak kohesh. Sipas te dhenave vlera me te cilen nje i burgosur mund te bleje nje dite burgu nis nga 5 euro dhe perfundon ne 100 te tilla. Ligji i miratuar ka sjelle reagime te ndryshme ne shtetin fqinj ku disa pale e kane kundershtuar e disa e kane quajtur te nevojshem. Ne burgjet greke aktualisht jane me shume se 12 mije te burgosur. Mes tyre ndodhen dhe shume shqiptare. Ata jane gati 25 per qind i numrit total te te burgosurve. Ne ligjin e miratuar jane percaktuar dhe nje sere veprash penale per te cilat te denuarit mund te paguajne para dhe ne kete menyre shlyejne denimin e marre. Por shuma maksimale e viteve te denimit qe nje i burgosur mund te bleje eshte 5 te tille. Veprat penale per te cilat nje person mund te paguaje me qellim qe te mos perfundoje ne burg nisin nga ato me te lehtat dhe perfundojne me trafikun e droges.
SHQIPTARET
Sic kane vene ne dukje dhe autoritetet greke shume prej te denuarve per veprat te tilla penale si vjedhje apo trafiqe te ndryshme droge jane shqiptare. Shumica prej tyre numri shkon ne rreth 3200 te burgosur mund te kene mundesi per te blere te gjithe denimin apo dhe nje pjese te tij ne rastin kur jane denuar me shume se 5 vite. Dhe per kete nje i denuar i duhet te paguaje afersisht nje shume parash qe shkon tek 50 euro per nje dite. Sic eshte mesuar nga mediat greke deri me tani kane perfituar rreth 1200 te burgosur te cilet sipas mundesive kane blere kohen e tyre qe u ka ngelur per ta vuajtur ne burg. Kjo shume eshte afersisht 10 per qind e te gjithe personave qe jane te mbyllur ne burgjet helene.
NDRYSHIMET
Nje tjeter favor qe mund te vije ne ndihme te shqiptare eshte dhe nje aneks i ligjit te ri te miratuar ne Greqi. Sic eshte shkruar e zeze mbi te bardhe nuk mund te burgoset nje person i cili nuk ka mundesi qe te paguaje per shpenzimet e procesit gjyqesor. Kjo u vjen ne ndihme emigranteve klandestine shqiptare te cilet kapen kur kalojne kufirin helen. Ata zakonisht nuk kane para dhe ligji i ri i miratuar nuk u jep te drejten autoriteteve te policise greke qe ti cojne ne gjykate pasi nuk paguajne dot shpenzimet. Ligji i propozuar ka dhe favorizime te tjera qe mund tu behen te denuarve apo dhe personave qe jane ndaluar dhe presin gjykimin. Per vepra te ndryshme penale qe jane te lehta ata mund te kompensojne ditet e denimit ne menyra te tjera. Keshtu per shembull nje te hetuari mund ti ndalohet dalja jashte vendit per nje afat te caktuar me qellim shlyerjen e denimit. Nje tjeter menyre shlyerjeje do te jete dhe ajo e punes pa para ne ndihme te komunitetit.
7 Tetor 2010