Korrupsioni në Kosovë, Von Sydow: Mungon vullneti politik për ta luftuar
Të gjitha vendet e Ballkanit, me përjashtim të Kosovës, kanë një perspektivë të qartë evropiane. Kështu është shprehur Raportuesi i Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Evropës, Bjorn von Sydow në një intervistë për BBC-në përsa i përket integrimit të Kosovës. Sipas tij pa arritjen e standardeve evropiane të jetesës, Kosova nuk do të ketë zhvillim dhe tërheqje të investitorëve të huaj.
Von Sydow tha se në Kosovë ka mungesë të vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe se përpjekjet e deritashme janë jo shumë të kënaqshme.
Sipas tij në një afat të gjatë, Kosova nuk mund të mbështetet vetëm në remitencat nga jashtë ose nga prania e organizatave ndërkombëtare por nevojitet një zhvillim ekonomik i Kosovës në nivelin e vendeve fqinje.
Bjorn von Sydow, ka paraqitur një raport në Asamblenë Parlamentare të KE-së, dy ditë më parë, duke mbajtur një qëndrim neutral ndaj statusit të saj, pavarësisht 69 njohjeve nga vendet anëtarë të OKB-së. Ai deklaroi se i referohet Kosovës sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.