E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni në Shqipëri, TI: Ulet niveli i rritjes, luftë në majat e qeverisjes

korrupsioniTiranë- Transparency International në raportin e saj të fundit vlerëson se niveli i rritjes së korrupsionit në vendin tonë është dobësuar në krahasim me vendet e rajonit.

Sondazhi i Barometri Global i Korrupsionit partitë politike shihen si institucioni më i korruptuar në Shqipëri, pasi 58 % e të anketuarve mendojnë se veprimet e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit kanë qenë jo efektive, ndërkohë vetëm 51% e shqiptarëve priren të denoncojnë një rast korruptiv.

TI-ja i bën apel institucioneve shtetëore të sigurojnë institucione të pavarura. Korrupsioni duhet të luftohet në majat e qeverisjesNë 51 vende të botës partitë shihen si një institucion i korruptuar.

Në sondazhin e TIA janë përfshirë 114 mijë persona në 107 vende të botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›