E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama paralajmëron Berishën: Mos merr më vendime, do ti prishim të gjithë

rama-rilindjeTiranë- Partia Socialiste ka mbledhur sot për herë të parë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa kreu i saj Edi Rama, i ka bërë thirrje kryeministrit në largim, Sali Berisha, që të ndalojë marrjen e vendimeve.

Rama u shpreh se sapo opozita të marrë pushtetet do të rishohë të gjitha marrëveshjet dhe konçesionet e dhëna pas 23 qershorit, ndërsa u ka bërë thirrje sipërmarrësve që të mos bashkëpunojnë me qeverinë në largim.

Sa i takon qeverisë dhe kryeministrin aktual e përsëri thirrjen për vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri në shërbim të interesit të vendit dhe publikut. Jetojmë në Evropë dhe qeveria në detyrë duhet të sillet sipas këtyre standardeve, shqiptarët meritojnë respekt pasi zgjodhën me 1 milione vota projektin fitues. Humbësit nuk mund të sillen sikur ska ndodhur asgjë, e aq më pak si fitues sepse nuk janë mundur aritmetikisht por janë rrëzuar moralisht. Është rrezuar modeli i tyre qeverisës, qasja ndaj ekonomisë dhe financave të vendit, sjellja e tyre me publikun dhe opozitën, më vjen keq që për shkak të sjelljes me paratë e popullit dhe pasuritë kombëtare këto ditë duhet t’ua kujtojmë përsëri se janë mundur aq keqazi, por e kemi detyrë publike që ta ndalin projektin e tyre rrënues, janë në të drejtën e tyre ta interpretojnë verdiktin e popullit, por e kanë humbur të drejtën të marrin vendime me kosto materiale në dëm të sovranit,- tha Rama.

Më tej Rama u ndal te tre takimet e zhvilluar gjatë këtyre ditëve, atë me presidentin Bujar Nishani, guvernatorin, Ardian Fullani dhe kryeprokurorin Adriatik Llala. Sa i përket takimit me guvernatorin ai tha se i ka propozuar që të hartohet një program i vlerësimit financiar, i cili sipas tij do të pasqyrojë të gjithë kapitalin financiar të vendit.

Më tej ai tha se do të bashkëpunojë me prokurorinë për të luftuar krimin. Rama deklaroi se nuk do të lejohet asnjë gjyqtar apo prokuror i korruptuar.

Ai ka folur se do të punohet fort pë rilindjen e vendit, duke thënë se nëse dështohet me këtë qeveri edhe vendi do të humbasë mundësinë për tu bërë si shtete evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›