Rritet vjelja e faturave të energjisë, Dollapi rrëfen problemet e CEZ-it
Tiranë- Administratori i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi ka deklaruar se në pesë muajt e fundit pothuajse është dyfishuar mbledhja e debiteve të energjisë elektrike në vend, nga rreth 40% ka shkuar në mbi 80%.
Dollapi duke folur në një konferencë për shtyp citoi disa nga problematikat me të cilën është hasur administratori shtetëror pas largimit të çekëve të CEZ-it.
Kishim të bënim me mungesë energjie dhe kufizime, si rezultat i problemeve të strukturave të kompanisë. Mungesa e materialeve, mungesa e kryerjes së investimeve të domosdoshme për kapërcimin e situatesmungesa e mirëmbajtjes së nënstacioneve. Kishte probleme me arkëtimin dhe faturimimin, numër i lartë i ankesave nga qytetarët,-tha ai.
Sipas Dollapit pati mungesa të kontrollit të punës së punonjësve dhe mungesa e koordinimit të strukturës së shitjes.
Marrëdhënie të caktuara me konsumatorët dhe biznesmenëtProbleme në aktivitetin ekonomik Detyrimet e vjetra dhe niveli i lartë i tyre,-tha Dollapi duke i cilësuar këto si kosto që rëndonin në kurriz të kompanisë CEZ.