Korrupsioni në administratë, ministri Lulzim Basha: Kemi rezultate pozitive
Pagat e ulëta, një shoqëri që e pranon gjerësisht rryshfetin, lidhjet e ngushta shoqërore, kanë bërë që lufta kundër korrupsionit në Administratën Publike, të mbetet ende problem real. Dhe pse vitet e fundit statistikat tregojnë një numër të madh të rasteve të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, këto marrëdhënie korruptive janë pika nevralgjike ku institucionet e hetimit po investojnë në bashkëpunim me vëzhgues të huaj, në përmirësimin e imazhit të zyrtarit në Shqipëri. Për ministrin e Brendshëm, Basha, lufta ndaj këtij fenomeni mbetet prioritare dhe ka dhënë rezultate. Përfaqësues të OSBE–së, deklarojnë se do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë në një nga prioritetet e saj më të mëdha siç është lufta kundër korrupsionit dhe parandalimi i konfliktit të interesit. Dy ditë më parë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë vendosi gjoba për 9 zyrtarë, pasi u vërtetua gjendja e konfliktit të interesave mes funksionit publik dhe interesave të tyre private. Pas gjobitjes nga Inspektorati, 7 prej zyrtarëve kanë reaguar pozitivisht, duke marrë masat për zgjidhjen e konfliktit të interesave. Në takimin e organizuar nga ILDKP dhe Organizata për Sigurim e Bashkimit Europian (OSBE) u shpërndanë më pas, certifikatat e trainimit për parandalimin e konfliktit të interesit për 600 zyrtarë të Administratës Publike të trainuar.
...