E Diel, 1 Nëntor 2026

Tollovia socialiste – kërkojnë shtyrjen e vendimit për hetimin zgjedhor, por s’deklarojnë se do ndërpresin bojkotin

Gramoz Ruçi, në mbledhjen e parë të kryetarëve të grupeve parlamentare, ka kërkuar që të shtyhet marrja e vendimit për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, meqenëse socialistëve tashmë u është kujtuar se duhet së pari të paraqitet një nismë për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore, në mënyrë që të mundësohet hulumtimi në detaje i kutive të 28 qershorit. Kërkesa absurde ka shkaktuar habi dhe në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve, mazhoranca ka kërkuar që qysh në seancën e së enjtes të merret në shqyrtim kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor. Pas disa debateve, xhaketa e vjetër e PS-së ka dhënë konsensusin që seanca plenare e 18 marsit të merret me ngritjen e komisionit hetimor, por s’ka mundur të deklarojë nëse deri në këtë datë, deputetët socialistë do të marrin pjesë në mbledhjen e komisioneve parlamentare apo edhe të seancave plenare të paracaktuara në kalendarin trejavor të punës, një vendim që mund të ndryshohet vetëm në seancë plenare me më shumë se 84 vota.


Ja edhe njoftimi zyrtar i Zyrës së Shtypit të Kuvendit, menjëherë, pas përfundimit të konferencës së kryetarëve


Sot, datë 02.03.2010, bazuar në nenet 25 dhe 28 të Rregullores së Kuvendit, pikës 7 të ligjit nr. 8891 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve hetimore të Kuvendit” dhe në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, u mblodh Konferenca e Kryetarëve, me pjesëmarrjen e kryetarëve të grupeve parlamentare, për të diskutuar mbi dy kërkesat e depozituara nga Partia Socialiste: 1. Për ngritjen e komisionit hetimor. 2. Për disa ndryshime në ligjin nr.8891 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve hetimore të Kuvendit” Në konferencë pati diskutime mbi procedurën, afatet e ngritjes së Komisionit hetimor, për procedurën dhe afatet për kërkesën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të ndryshimeve në ligjin nr.8891 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve hetimore të Kuvendit” dhe për përmbajtjen dhe përputhshmërinë ose jo, me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha këto, lidhur me dy kërkesat e Partisë Socialiste, u ra dakord, me konsensus, që të diskutohen ditën e enjte, datë 18.03.2010, në seancë plenare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›