Korrupsioni pranga kancelares se gjykates dhe te shoqit avokat

Policia arrestoi me urdher te prokurorise edhe punojesen e spitalit te burgut dhe nje tjeter person te dyshuar si sekser
Nje i denuar pagoi 950 mije leke te reja rryshfet qe te fitonte ne gjykate lirine nepermjet vuajtjes se denimit alternativ
TIRAN- Kancelarja e Gjykates se Krujes bashkeshorti i saj avokat nje punonjes i Regjimit te Brendshem te Spitalit te Burgut ne kryeqytet si dhe nje person tjeter u dyshuar si sekser dhe i njohur me nje te denuar per grabitje u arrestuan dje ne mesdite nga Njesia e Perbashket hetimore Task- Force polici prokurori te dyshuar si te perfshire ne nje histori korruptive.
Lajmi u be i ditur zyrtarisht nga Prokuroria e Pergjithshme dhe Policia e Shtetit ne nje komunikim zyrtar te tyre me median. Te kater te arrestuarit akuzohen per mitmarrje ushtrim te ndikimit te paligjshem dhe korrupsion aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike.
Arrestimi i personave u krye paraditen e djeshme Drejtoria e Antikrimit Financiar ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Sherbimin e Kontrollit te Brendshem te Ministrise se Drejtesise Drejtorine e Operacionale pas vendimeve te firmosura nga Gjykata e Tiranes te kerkuar nga Prokuroret e Task- Force. Me pare ndaj tyre Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet kishte dhene masen e arrestit burg pa afat ne mungese pas kerkeses se njesise Prokurorise se Tiranes.
Flutura Meco kancelare ne Gjykaten e Kruje Almir Meco avokat bashkeshorti i kancelares Adriana Xeba inspektore e regjimit te brendshem te Spitalit te Burgut prane QSUT-se si dhe biznesmeni Edmond Kalaja jane te arrestuarit e dites se djeshme.
Per ta Task-Forca e prokurorise se Tiranes dyshon se kane kryer disa vepra penale me karakter korruptiv sipas burimeve te Prokurorise. Kancelarja e gjykates Flutura Meco ne bashkepunim me bashkeshortin avokatin Amir Meco dhe punonjesen e burgjeve Adriana Xeben i kane marre familjes se Edison Harizajt 9.5 milione leke te vjetra per te ndikuar ne vendimmarrjen e gjykates per pranimin e kerkesave te te denuarit me qellim perfitimin nga denimet alternative mepermjet Sherbimit te Proves.
Prokuroria gjate hetimeve paraprake ka provuar faktin se babai i te denuarit Edison Harizaj ka paguar shumen prej 9.5 milione leke te vjetra per pranimin e kerkeses se djalit te tij per te perfituar nga denimet alternative me kusht.
Fillimisht babai i te denuarit kishte paguar nje shume te caktuar tek punonjesja e burgjeve Adriana Xeba thane burimet.
Me tej sipas tyre Xeba duke shfrytezuar njohjet me kancelaren e Gjykates se Krujes Flutura Meco ka kontaktuar me familjaret e Harizajt pas premtimeve per ndikimin ne vendimin ne lidhje me kerkesen e te denuarit.
Pas marreveshjes mes tyre kancelarja angazhoi bashkeshortin e saj avokatin Almir Meco per te ndjekur mbrojtjen ligjore dhe takimet me familjaret e te denuarit Harizaj-thane burime te prokurorise.
Avokati pas takimeve ne prani te Xebes ka krijuar edhe kontakte personale me te denuarin dhe familjarin e tyre Edmond Kalaja. Ai ka marre parate ne lokalin e tij qe sherbente edhe si agjenci per te denuarit qe kundrejt pagesave perfitonin lirim me kusht.
Gjithashtu sipas burimeve pretendohet nga hetuesit se eshte provuar se i arrestuari Kalaja ka marre para ne te njejten forme edhe nga te aferm te te denuarve Saltino Basha dhe Enton Nika. Nje pjese e tyre mesohet se i jane dhene Xebes per te ushtruar ndikimin ne vendim ne bashkepunim me kancelaren Meco.
I denuari liri nepermjet vuajtjes alternative te denimit
I burgosuri Edmond Harizaj qe kerkonte lirine duke perfituar shlyerjen e denimit ne format alternative qe ofron Sherbimi i Proves i krijuar pak vite me pare eshte denuar nga Gjykata e Vlores per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim. Per kete krim ai eshte denuar bashke me Skerdilajd Pashajn.
Te dy se bashku sipas vendimit te gjykates me 22 korrik te vitit 1999 ne bashkepunim kane vrare me arme zjarri Erion Ahmetin ndersa ne te njejten ngjarje kane mbetur te plagosur rende dy persona te identifikuar me inicalet F.D dhe N.R.