Kotorri akuze per grabitjen e 61 mije frangave

Prove eshte gjurma e tij e gishtit te administruar ne mjetin e grabitur me te cilin udhetonte efektivi i Policise se Krujes
Ngjarja ndodhi ne vitin 2000 kur i demtuari udhetonte me bashkeshorten e tij te sapo kthyer nga Zvicra
TIRANE- Elidon Kotorri 35 vjec i denuar per pese vrasje te ndodhura ne kryeqytet gjate periudhes 1997- 2000 duhet te perballet me nje akuze te re bashke me Sajmir Lamajn 39 vjec banues ne Domje akuzohen per grabitjen me arme te nje shume te konsiderueshme parash ne veturen e nje polici bashkeshortja e te cilit kishte nje aktivitet te vogel.
Dje ne burgun e sigurise se larte ne qytetin Fushe- Krujes oficeret e hetimit te Grabitjeve me Arme e me Dhune i komunikuan ketij te fundit akuzen e grabitjes me arme ne bashkepunim me tre persona te tjere.
Bashke me te organet e drejtesise akuzojne dhe kane shpallur ne kerkim me vendim arresti te Gjykates edhe Sajmir Lamen ndersa nje person tjeter i dyshuar nga policia emri i te cilit nuk eshte publikuar eshte futur ne listen e te kerkuarve.
Te tre personat bashke me nje te katert sipas hetimeve te kryera nga policia dhe prokuroria dyshohet se kane grabitur Maksim Malen nje oficer policie ne vitin 2000 i cili udhetonte me nje automjet nga Rinasi per ne kryeqytet. Bashke me te udhetonte edhe bashkeshortja e tij M. Male si dhe nje i aferm i tyre Elkant Rrahmanlliu.
Ata udhetonin me aitomjetin e markes FIAT UNO me targa TR 9798 C ndersa bashkeshortja e Males sapo kishte mberritur nga Zvicra me nje shume prej 62 mije frangash zviceriane rreth 50 milione leke ne ate kohe si dhe nje sasi te konsiderueshme rrobash ndersa cifti mesohet se merrej edhe me nje biznes te vogel.
Akuza
Kotorri tashme vec denimit me burgim te perjetshem eshte perballur edhe me akuzen e re ate te kryerjes se grabitjes me arme te ish- efektivitit te komisariatit te Policise se Krujes ngjarje e ndodhur me 24 mars te vitit 2000.
Prej me teper se nje viti hetuesit e Drejtorise se Policise se Tiranes po punonin per te gjetur autoret e mundshem te ngjarjes se vjeter ndersa gjumet e gishterinjve te gjetura ne veture dhe te hedhura ne sistemin perkates zbuluan emrin e Elidon Kotorrit.
Ne mars te vitit 2000 rreth ores 1600 pergjate rruges nga Rinasi ne Tirane prane vendit te quajtur Qafa e Kasharit Maksim Male udhetonte bashke me dy pasagjeret Eklant Rrahmanlliu dhe Marsela Male ndersa ata u sulmuan me arme. Autoret iu kishin zene rrugen vetures se te demtuarve me nje automjet te markes Renault.
Autoret kane mberritur prane vendit te ngjarjes dhe kane hapur dyert e vetures se te demtuarve dhe kane marre nje valixhe dy canta dhe nje xhup lekure qe i mbante gruaja e Males.
Gjithashtu autoret i moren pistoleten Males i cili ishte efektiv i policise se Krujes. Ne canten e rrembyer ndodheshin 62 mije franga si dhe sende te tjera si rroba e veshje te saj. Pas ngjarjes autoret jane larguar me shpejtesi
Identifikimi i perfshirjes se Elidon Kotorrit dhe Sajmir Lamaj ne kete ngjarje eshte kryer mbi bazen e nje gjurme gishti te gjetur ne makinen e personave te grabitur. Gjate keqyrjes se mjetit tip Fiat Uno me targe TR 9798 C jane gjetur gjurme daktiloskopike ne pjesen e brendshme te xhamave te makines.
Nga akti i ekspertimit daktiloskopik te Institutit te Policise Shkencore eshte konkluduar se gjurmet papilare te pasqyruara dhe te fiksuara ne vendin e ngjarjes ne automjetin tip Fiat Uno me targe TR 9798 C jane formuar nga gishti i mesit i unazes dhe i vogel i dores se majte. Shenja e gishtit eshte e vetmja prove qe perfshin Kotorrin ne kete ngjarje sipas burimeve ndersa hetusit pohojne se ka edhe informacione dhe te dhena te tjera qe ata kane mbi ngjarjen.
Gjate ballafaqimit per njohje te kryer ne burgun e Fushe- Krujes sipas burimeve te grupit te hetimit i demtuari nuk ka njohur autorin e dyshuar mes shume te tjereve per shkak se ne vendin e ngjarjes autoret ishin larguar me shpejtesi duke mos i dhene mundesi te demtuarve ti dallonin fytyrat e grabitesve.
shte denuar nga Gjykata per kryerjen e pese vrasjeve te ndodhura ne kryeqytet
Kotorri vuan denimin me burgim te perjetshem ne Fushe- Kruje
Elidon Kotorri eshte denuar nga gjykata per kryerjen e pese vrasjeve ne nje periudhe kohe te shkurter nga viti 1997- 2000 si seri e vrasjeve mes grupeve te rruges se Kavajes dhe Rruges se Durresit.
Vrasjet e kryera zinxhir kane si motiv ngaterresat me femrat. Kotorri i datelindjes 1975 me tete klase shkolle i martuar sipas prokurorit ka patur lidhje te ngushta me shtetasin Elton Zaimi.
Ketu fillon edhe lidhja me konfliktin. Zaimi ka patur disa sherre me shtetasin Andi Hasani per probleme femrash. Si rezultat i thellimit te konfliktit ne 14 dhjetor 1999 ora 18.00 tek Pallati i Sportit Asllan Rusi Andi Hasani ne bashkepunim me persona te tjere ka vrare Elton Zaimin.
Vrasja tek Asllan Rusi ndezi gjakrat. Shoket e Elton Zaimit u ngriten te gjithe per te marre hak. Ne 23 dhjetor 1999 ora 14.30 tek lokal Andrin perballe Ambasades Kroate Kotorri me disa persona te tjere kane vrare Santilian Elezin dhe Fatmir Hodon si dhe kane plagosur lehte shtetasit Gerti Xhani Edmond Karanxha dhe Dorjan Bejo.
Pasi nuk ka qelluar ne shenje per te vrare Hasanin Kotorri ka vene ne ndjekje te tij Olsi Kociun. Me 11 janar te vitit 2000 Elidon Kotorri me nje automjet Volksvagen ne bulevardin Bajram Curri pasi ka pare makinen tip Volvo me targa TR 59-27 D te Andi Hasanit ka qelluar mbi te.
Si pasoje eshte vrare Andi Hasani Sokol Alushi Gazmend Zeneli dhe eshte plagosur Grigor Stefani. Pas kryerjes se krimit ai u kap ne Rinas teksa tentonte te shkonte ne Turqi. Prova e vetme dhe e pakontestueshme qe paraqiti prokuroria para gjykates ka qene nje qime floku e gjetur ne makinen e braktisur pas krimit.