E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sokol Malaj drekretohet kryeprokuror i Tiranes

Te arrestuar
Adriana Xeba 45 vjece banuese ne Tirane inspektore e Regjimit te Brendshem te Spitalit te Burgut
Flutura Meco 40 vjece banuese ne Tirane kancelare e Gjykates se Krujes
Almir Meco 46 vjec banues ne Tirane avokat bashkeshorti i kancelares se Gjykates se Krujes
Edmond Kalaja 48 vjec banues ne Shkoder me biznes privat lidhje e te denuarve.


Presidenti Topi firmos transferimet edhe per tete prokurore te tjere te propozura nga kreu i organit te akuzes

TIRAN- Sokol Malaj pas kater muajsh qendrimi ne krye te Prokurorise se Tiranes si i komanduar nga Prokurorja e Pergjitshme Ina Rama mori me ne fund emerimin ne krye te ketij institucioni.


Dje nepermjet firmes se hedhur ne dekret nga Presidentit te Republikes z.Bamir Topi Malaj mori detyren per drejtimin e organit te akuzes ne Tirane ndersa me pare ai ishte i emeruar ne krye te Prokurorise se Vlores. Po keshtu vec firmosjes se dekretit te emerimit te Malajt Presidenti i Republikes firmosi edhe transferimet e tete prokuroreve te tjere me propozim te kryeprokurores Rama.


Ne mbeshtetje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe ligjit Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise dekretohet z.Sokol Malaj me detyre prokuror ne Prokurorine e rrethit Gjyqesor Vlore transferohet prokuror ne Prokurorine e rrethit Gjyqesor Tirane -thuhet ne faqen zyrtare on-line te zyres se Presidentit Topi.


Ky dekret erdhi nje muaj pasi Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama i propozoi Presidentit Topi emerimin e prokuror Malajt ne krye te akuzes ne Tirane. Per kete detyre prokurori Malaj ka marre kohe me pare edhe votebesimin e plote nga anetaret e Keshillit te Prokurorise se Pergjithshme. Keta te fundit me shumice votash i propozuan kryeprokurores Rama emerimin e tij ne krye te Prokurorise se Tiranes funksion qe e kryente si i komanduar.


Nderkohe ne krye te akuzes se kryeqytetit prokurori Malaj ka qendruar i komanduar nga kryeprokurorja Rama qe nga momenti i emerimit te prokurorit Gent Xholi si prokuror i Apelit ne kryeqytet.


Malaj ka perfunduar Fakultetin Juridik me kohe te plote dhe me mesatare te larte duke i dhene te drejten te fitoje edhe Shkollen e Magjistratures pas perfundimit te se ciles u emerua ne detyren e prokurorit ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Ne kete institucion ai punoi qe nga krijimi i tij duke hetuar nje sere dosjesh me shume te pandehur te akuzuar per vepra te renda kriminale.


Pas largimit te kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe zevendesimin e tij nga kryeprokurorja aktuale Rama Malaj u emerua ne krye te prokurorise se Vlores. Gjate punes se tij ne Vlore pervec shume zyrtareve te hetuar prokurori Malaj ka hetuar personalisht dhe me pas e ka derguar ne gjyq si te pandehur kreun e Bashkise se Himares.


Mbi bazen e provave te mbledhura u denua nga Gjykata e Shkalles se Pare me 6 muaj burg por Gjykata e Apelit e prishi kete vendim duke e deklaruar te pafajshem pas ndikimeve dhe presioneve politike mbi gjyqtaret.

Prokuroret e transferuar


Adriatik Cami prokuror ne Lushnje transferohet ne Tirane.
Elida Celami prokurore ne Lushnje transferohet ne Tirane.
Shpetim Garunja prokuror ne Kurbin transferohet ne Tirane.
Ida Ahmetlli prokurore ne Kurbin transferohet ne Tirane
Avni Kraja prokuror ne Shkoder transferohet ne Tirane.
Granit Shahu prokuror ne Shkoder transferohet ne Tirane.
Arben Sharra prokuror ne Diber transferohet ne Durres.
Kol Hysenaj prokuror ne Lushnje transferohet ne Kavaje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›