Ruci-Tavo takim koke me koke

Kryetari i grupit shkon ne Gjirokaster dhe takon deputetin e larguar. Gjithashtu ai takoi strukturat drejtuese te deges se PS-se
Mbledhja e drejtuesve socialiste ne kete rreth me Gramoz Rucin u shoqerua me debate dhe replika
GJIROKASTR - Kryetari i grupit Parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci ka zhvilluar dje ne Gjirokaster nje takim koke me koke me deputetin e larguar Vangjel Tavo. Pas problemeve te shfaqura ne bazen socialiste numri dy i PS-se i eshte drejtuar vendit ku po ndodhin mosmarreveshjet per te qetesuar situaten.
I ndodhur ne qytetin e gurte per te zhvilluar takime me perfaqesuesit e larte socialiste te ketij qarku kreu i Asamblese Kombetare ka shfrytezuar viziten e tij per te u marrw edhe me ceshtjen e konfliktit tw brendshem brenda strukturave lokale.
Perreth 45 minuta ne nje takim me dyer te mbyllura Ruci dhe Tavo kane biseduar me njeri-tjetrin per te gjitha shqetesimet e ngritura nga deputeti i larguar vetem pak dite me pare.
Menjehere pas ketij takimi kryetari i grupit Socialist ka zhvilluar nje takim me drejtuesit e PS-se ne komunat dhe bashkite e rrethit Gjirokaster si dhe drejtuesit e njesive te qeverisjes vendore qe i perkasin opozites. Ne kete takim qe ka filluar rreth ores 1000 te paradites se djeshme dhe ka zgjatur per me shume se 3 ore mesohet se tonet kane qene te larta dhe mjaft te ashpra.
Vemendja e diskutimeve ka qene e fokusuar ne tri pika qe lidheshin me problemet qe kane shoqeruar degen lokale te Partise Socialiste ne Gjirokaster para dhe pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 vendimi i deputetit te qarkut Vangjel Tavo per largimin nga grupi parlamentar i kesaj partie si dhe zgjedhja e vonuar per kryetarin e ri te rrethit.
Burime brenda takimit me dyer te mbyllura kane sqaruar se mbeshtetesit e Vangjel Tavos kane akuzuar kryetarin e bashkise Gjirokaster Flamur Bime njekohesisht edhe sekretar Rajonal i Partise Socialiste te qarkut per vendosjen ne sherbim te te afermve te tij te institucionit qe drejton si dhe per krijimin e problemeve dhe mjaft percarjeve brenda partise. Gjithashtu edhe doreheqjen e parevokueshme te deputetit socialist Vangjel Tavo nje pjese e te pranishmeve ne takim ia kane faturuar pikerisht kryebashkiakut Bime.
Nderkohe qe Gramoz Ruci gjate gjithe ketij takimi eshte munduar te zbuse tonet ndersa ne fjalen e tij e ka cilesuar deputetin Tavo si pjese te socialisteve dhe i ka bere serish ftese per rikthim.
Nderkohe edhe shtyrja e zgjedhjeve per kreun e ri lokal te Partise Socialiste ka qene nje tjeter pike e nxehte e debateve te ashpra dhe mesohet se se shpejti pritet te vendosen dy kandidatura konsensuale per te vijuar me tej me zgjedhjet.
Pas takimit kryetari i Asamblese Kombetare Gramoz Ruci ka dhene nje deklarate te shkurter per mediat duke theksuar solidaritetin qe ekziston brenda radheve te socialisteve por ka shmangur pyetjet ne lidhje me deputetin Vangjel Tavo. Diskutuam rreth situates politike dhe organizative te partise ne Gjirokaster.
U jam shume mirenjohes te gjithe perfaqesuesve te zgjedhur socialiste ne kete rreth qe me maturi me pjekuri dhe me shqetesim e preokupim pane me sy kritik dhe gjykuan ne unison ne solidaritet te plote duke shpalosur vlerat me te mira qe subjekti yne politik ka mbartur ne vite per te permiresuar situaten politike dhe organizative ne funksion te kauzes se Partise Socialiste si nje parti opozitare dhe ne funksion te fitores se betejes se ardhshme elektorale te subjektit tone politik - ka deklaruar per mediat pas takimit Gramoz Ruci.