E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golem/ Shembja në hotel, shoqërohet pronari

Pronari i hotelit ku mbetën të plagaosur 5 nxënës kosovarë si pasojë e shembjes së ballkonit të hotelit është shoqëruar për në polici. Shoqërimi i pronarit të hotelit është bërë për zbardhjen e shkaqeve të shembjes. Sipas të dhënave të para shkak i shembjes së hoteli 4-katësh ka qenë shpërthimi i një boileri. Ndërkohë që gjysma e katit të dytë është dëmtuar së tepërmi nga shembja. Pesë nxënësit kosovarë të plagosur janë dërguar në spitalin e Durrësit, dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Në hotelin që ndodhet pranë pishave të buta në Golem ishin akomoduar 52 nxënës kosovarë prej 5 ditësh. Ata kishin ardhur në vendin tonë për ekskursion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›