Masakra e Cërrikut, debate prokuror-avokat
07/10/2009 Dështon seanca, media nxirret nga salla për të zbutur tensionet
Sherri për pyetjen “Shkove apo nuk shkove në Vlorë dhe përse vajte?”
TIRANË – Ka të paktën tre seanca gjyqësore radhazi që i pandehuri Petrit Bicja është duke dhënë deklarime para trupit gjykues lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Cërrik në vitin 1997. Në dy seancat e para i pandehuri ka dhënë deklarime të lira, ndërkohë që tani është duke iu përgjigjur pyetjeve të organit të akuzës. Ashtu si në seancat e para i pandehuri nuk ka pranuar të ketë qenë autor dhe ndikues në ngjarjen e rëndë të 22 majit të vitit 1997 ku gjetën vdekjen gjashtë gardistë. Ndërsa dje debatet e ashpra ishin mes avokatëve dhe prokurorit Anton Martini. Ky i fundit e ka ripyetur të pandehurin për momentin e vajtjes së tij në qytetin e Vlorës dhe pjesëmarrjen në mbledhjen që ka bërë Komiteti i Shpëtimit të këtij qyteti. I pandehuri Bicja ka kundërshtuar dhe është shprehur si gjithmonë se në Vlorë ka shkuar për probleme familjare. Ky reagim i të pandehurit nuk i ka pëlqyer prokurorit Anton Martini, i cili vazhdoi sërish ta pyes. Në këtë moment kanë qenë avokatët që pyetjet i quajtën tendencioze. Debati ka vazhduar për disa minuta rresht. Më pas ishte avokatja e të pandehurit që la sallën e gjyqit për të mos u kthyer më. Të ndodhur në këto kushte, trupi gjykues u detyrua të shtyj seancën gjyqësore për javën që vjen. Avokatët kanë replikuar ashpër me prokurorin Martini, aq sa seanca ka dalë nga protokolli. Gjyqtarët u munduan të shuajnë debatet e nisura, madje urdhëruan edhe nxjerrjen e medias jashtë sallës së gjyqit, por kjo nuk qetësoi gjendjen e krijuar.
A. Çuka