E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Antimafia", pasurite e krimit nen goditje

Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, premtoi dje lufte te ashper kunder mafies, si nje detyrim madhor ndaj shqiptareve dhe ne rrugen drejt integrimit evropian. Duke mbajtur fjalen ne konferencen rajonale me teme "Forcimi i Bashkepunimit ne Fushen e Sigurise per nje Anetaresim te shpejte te Evropes Juglindore ne BE", kreu i qeverise premtoi tolerance zero ndaj mafies. "Lufta kunder krimit te organizuar vazhdon te perbeje nje perparesi madhore per qeverine time. Ne e shembem murin e krimit te organizuar, por serish kemi probleme serioze me mafien. Une jam ketu per t'u zotuar se ate qe pesuan bandat do te pesojne dhe klanet e mafies", theksoi kryeministri. Sipas tij, qeveria do te vijoje kete beteje, e sigurt ne fitoren kunder mafies ne vend. "Bashkepunimi me vendet mike si Italia, Greqia dhe vendet perreth eshte i domosdoshem, por i tille eshte edhe njesimi i ligjeve me keto vende. Ne duhet te kemi ligje te njejta ne menyre qe mafiozet e goditur ne Itali te mos mund te bejne transferta te pasurive te tyre ne Shqiperi dhe as ne vende te tjera. Mafies duhet t'i digjet toka nen kembe", tha prere kreu i qeverise Berisha. Ai vleresoi se ceshtja e sigurise nuk kerkon zgjidhje vetem ne plan kombetar, por duhen zgjidhje edhe ne plan rajonal. Per kete arsye kerkohet perkushtim dhe angazhim i madh e i vazhdueshem rajonal dhe nderkombetar, ne menyre qe kjo ceshtje te marre pergjigjen me te mire dhe te garantoje sigurine me te larte. Ne kete kuader, kreu i qeverise permendi se brenda 18 muajve, qeveria cmontoi me shume se 206 banda e organizata kriminale dhe mbi 1000 anetare dhe bose te tyre u identifikuan, u gjeten, u arrestuan dhe u vendosen para ligjit. Kryeministri theksoi se ceshtjet e sigurise nuk jane ceshtje qe zgjidhen vetem ne plan kombetar, por ato zgjidhen dhe duhet ne zgjidhen ne plan rajonal, nepermjet nje bashkepunimi te shkelqyer rajonal. "Disa nga keta bose te organizatave kriminale jane gjetur dhe ndaluar ne bashkepunim te ngushte me organet e zbatimit te ligjit te Italise, Greqise, Maqedonise, Suedise, Gjermanise, Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Turqise dhe shume vendeve te tjera. Eshte jashtezakonisht e rendesishme qe ne te kompletojme me shpejtesi te gjitha marreveshjet e domosdoshme per suksesin e luftes kunder krimit te organizuar", theksoi kryeministri Berisha. Sipas tij, Shqiperia qendron e gatshme te firmose me vendet e saj mike dhe me vendet partnere cdo marreveshje qe sherben per nje lufte me eficente kunder krimit dhe organizatave kriminale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›