Korrupsioni shteti dhe identiteti kombetar
NgaGRID RROJI
Korrupsioni eshte nje dukuri i cili eshte i lidhur ngushte me funksionimin e shtetit. Nje shtet funksional dhe i konsoliduar ka shume me teper mjete per te luftuar dukurite korruptive dhe per te minimizuar efektet negative te korrupsionit per shoqerine. Pra nje shtet i konsoliduar dhe legjitim eshte e vetmja rrugedalje nga qerthulli korruptiv. Por sic provojne statistikat ne gjendjen aktuale shteti shqiptar eshte strukturalisht teper i dobet per te luftuar korrupsionin. Akuzat e ndersjella per korrupsion te paleve politike ne Shqiperi tregojne...
jo vetem qe korrupsioni mbetet problem themelor i demokracise shqiptare por edhe qe
zgjidhja e problemit mbetet ne qender te vemendjes se qytetareve. Megjithe disa suksese te viteve te fundit vazhdimesia e dukurive korruptive te qeverisjes si nder qeveri te djathta ashtu edhe ne te majta te con ne perfundimin se per sa i perket korrupsionit aktoret ne sistem nuk dallohen dot nga ideologjia. Per rrjedhoje duke qene se sistemi favorizon korruptimin e pushtetareve zgjidhja e problemit nuk mund te vije nga vullnete individuale te udheheqesve partiake apo duke ndermarre veprime me efekte te perkohshme.
Ne skenen publike shqiptare jane shtjelluar disa rryma mendimi te cilat synojne te shpjegojne nderthurjen midis korrupsionit dhe mosfunksionimit te shtetit.
Nderkombetaristet fajesojne politiken shqiptare e cila nuk eshte e emancipuar me vlerat demokratike perendimore por mbetet peng i mendesive klanore tipike te autokracise. Sipas tyre populli shqiptar nuk ka zhvilluar nder vite mekanizma per te shmangur veprimet korruptive te zyrtareve por i pranon ato si te mireqena. Rrjedhimisht demokracia aktuale nuk lejon korrigjimin e gjendjes dhe nga zgjidhje shnderrohet ne problem.
Neomarksistet e shpjegojne ekzistencen e korrupsionit ne Shqiperi me instalimin e liberizmit ekonomik pas renies se diktatures gje e cila sipas tyre ka kalbur dhe mbytur shtetin. Sipas neomarksisteve sistemi i tanishem ekonomik dhe politik favorizon pushtetaret ne kurriz te popullit i.e. pakicen kunder shumices. Kontrolli qe klasa politike ka mbi ekonomine krijon simbioza oligarkike midis biznesit dhe politikes ndersa mjedisi liberal ekonomik krijon premisat per shfrytezimin e burimeve natyrore te bashkesise nga individe te lidhur me pushtetin. Kesisoj shtetit nuk i jepen instrumentet e duhura per tiu kundervene ketyre interesave ndaj per rrjedhoje keto simbioza shkaktojne thellimin e korrupsionit. Neomarksistet ne dallim nga nderkombetaristet nuk e shohin zgjidhjen tek perqafimi i menyrave evropiane por tek ndarja me e drejte e pushtetit.
Perkunder ketyre qendrimeve kritike ndaj sistemit kemi qendrimin e sistemisteve te cilet besojne se korrupsioni eshte nje dukuri e pashmangshme ne periudhen tranzitore ku gjendet Shqiperia. Nder sistemistet perfshihen klasa politike e cila mbeshtetet tek favorizimi qe i ben sistemi dhe elitat ekonomike perqark tyre te cilat perfitojne ekonomikisht nga lidhja me politiken. Ata perqafojne idene e zhvillimit gradual brenda mundesive te Shqiperise duke integruar organikisht ligjet dhe menyrat e sjelljes perendimore ne nje sistem politik te qendrueshem. Sukseset e koheve te fundit si liberalizimi i vizave permiresimi i situates se krimit te organizuar forcimi i pjesshem i ekonomise dhe disa vleresime pozitive te nderkombetareve jane sipas shumices aktuale prova me e mire e vleres se kesaj qasjeje. Njekohesisht opozita citon qeverisjen e keqe si arsyen e vetme te thellimit te dukurive korruptive. Vlera e vetme per gradualistet eshte pragmatizmi me ane te te cilit mund te dilet nga cdo situate dhe te shpetohet sistemi. Ndersa konfliktet e perditshem politike pasojne njeri-tjetrin te gjitha palet mbeten te dedikuara ndaj sistemit i cili u garanton privilegjet e pushtetit apo pritshmerine e te ardhurit ne pushtet.
Megjithe perpjekjet per te shpjeguar korrupsionin teorite e parashtruara me lart calojne logjikisht dhe jane te mangeta. Ne fakt asnjera nga to nuk identifikon dobesine e shtetit si funksion i korrupsionit. Kozmopolitet presin qe populli te ndergjegjesohet e te perqafoje vlerat europiane por nuk propozojne nje rruge qe te na coje atje. Neomarksistet nuk shkojne pertej analizes klasore te gjendjes dhe mbeshteten ne persiatje teorike te tejkaluara nga rrjedha e historise. Ndersa sistemistet nuk mund te gjejne arsye logjike per kokefortesine e korrupsionit pertej retorikes politike. Me tej te tria teorite e cilesojne integrimin europian si vlere themelore per ardhmerine e shqiptareve. Mirepo integrimi nuk eshte vlere eshte proces. Sic deshmon edhe ecuria ne teresi e pakenaqshme teknike e procesit ne keto njezet vjet politika shqiptare nuk ka mundur te prodhoje nje identitet te qarte demokratik te shqiptareve. Mungesa e ketij identiteti ka bere qe Shqiperia te vleresohet si vend problematik politikanet e te cilit nuk jane interlokutore te besueshem. Nderkohe akuzat e ndersjella per korrupsion venitin besimin tek politika dhe nuk i sherbejne asnje vizioni afatgjate pervec ruajtjes se privilegjeve te politikes aktuale. Pra shqiptaret nuk mund ta sigurojne integrimin pa krijuar me pare nje identitet te vetin demokratik i cili te perfaqesoje vlerat e tyre te qeverisjes.
Por problemi kryesor i qasjeve te mesiperme eshte ne gjykimin tim mungesa e trajtimit te karakterit kombetar qe duhet te kete shteti. Shqiptaret nuk mund te kene arsye tjeter per te ekzistuar si bashkesi perpos ndertimit te nje shteti-komb legjitim e te qendrueshem. Sipas logjikes historike cdo alternative tjeter eshte logjikisht e paqendrueshme dhe kercenon mbijetesen e kombit shqiptar. Arsyeja e shqiptareve per te bere shtet funksional nuk mund te jete integrimi me Europen sado qe ne aspektin formal ai mbetet objektiv i deshirueshem. Shqiptareve u duhet te krijojne nje shtet i cili ti pershtatet vlerave te shqiptareve zakoneve dhe menyres se tyre te jeteses. Pra integrimi eshte pasoje e konsolidimit te nje shteti te qendrueshem e jo anasjelltas.
Pra korrupsioni eshte produkt i drejtperdrejte i sistemit politik te tanishem i cili nuk percon vlera shqiptare por interesat e elitave per pushtet dhe pasurim te shpejte. Megjithe disa zhvillime pozitive ky sistem vazhdon te prodhoje ngerc amulli politike dhe paqendrueshmeri. Pas njezet vjetesh ndoshta ka ardhur koha qe shoqeria shqiptare ta shqyrtoje me kujdes gjendjen dhe te mos qorrohet as nga propaganda e as nga interesat e ngushta materiale te pushtetareve. Heqja e vizave eshte melhem i perkohshem per dinjitetin e shqiptareve por jo zgjidhje e problemeve afatgjata te qeverisjes. Rruga per ne Bruksel kalon nga Tirana Shkodra Durresi e Vlora. Shqiptaret nuk kane mangesi vlerash atyre u mungojne drejtues politike me vizion me te gjere se xhepi i tyre. Ata kane pritur me durim qe sistemi politik i ndertuar mbi endrren e Dhjetorit te jape frytet qe ata prisnin. Durimi i tyre nuk mund dhe nuk duhet te jete i pafund.