E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundragazi Tahiri mbron neverine e Rames

20-11-2010 / Redaksionale

Ne nje konference per shtyp kreu I LSI-se Ilir Meta tha se sjelljet e opozites me kutite eshte e neveritshme pasi PS-ja ndryshoi qendrimin e saj pas liberalizimit te vizave. Ky ishte reagimi i prere i papranueshem i Zv/Kryeministrit Meta kundrejt ofertave te vjetra socialiste. Mirepo sapo keto fjale i jane percjelle Edvin Rames i cili gjendej ne Bruksel ky i fundit ka angazhuar vartesin lejfenist Saimir Tahiri-n per ti thene kercenueshem I. Metes ta ktheje mbrapsht fjalen neveri. Me pas ka vijuar liturgjine bajate socialiste ne kesisoj rastesh me akuza e shpifje te pabazuara dhe te pafaktuara. Tamam si veshja e kundragazit kur neveria toksike mbulon bunkerin e kutive.
Sidoqofte me shume se e neveritshme opozita e Rames per kauzen e kutive eshte coroditese pasi smerr pergjegjesine per futjen simpatizante e Partise Socialiste dhe gjithe opoziten ne sokakun e marrise. Meshira qe Edvin Rama kerkon per te shpetuar nga perballja me pergjegjesite dhe gjykimin se perse i hyne furishem nje oqeani ligjor me not mbrapsht. Meqenese nuk ia doli per te sekuestruar pergjate nje viti kalendarik liberalizimin e vizave nepermjet kauzes kutiste Rama heq dore sapo vendi merr heqjen e vizave. Kutite nuk u hapen dhe vizat u cliruan per qytetaret si permbushje e aspirates se tyre legjitime. Me kauzen e kutive Rama fitoi vec shtyrjen e marrjes se statusit-kandidat te Shqiperise ne BE pasi konsensusi politik eshte nje tango qe kercehet dyshe.
Padyshim kur per plotesimin e kritereve duhej vetem permbushje e kritereve teknike nga qeveria ne i morem vizat ndersa per plotesimin e statusit kandidat kritere politike kerkohen edhe nga opozita dhe ne ketu nuk jemi te suksesshem. Vetem pak dite nga dy vendimet e Komisionit Europian atij te liberalizimit te vizave dhe statusit te vendit kandidat Rama braktisi kauzen e kutive sic ndodh rendomte kur nje baba braktis femijen 15 muajsh. Me fjalet E themi shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit. Per momentin na mjaftojne kutite e materialeve zgjedhore ne dispozicion te komisionit hetimore u shpreh troc Rama 12 nentor ne mbledhjen e Asamblese Kombetare. Ne nje vit e ca muaj para-politike opozita e Rames po hidhte slogane e ultimatume 10 ditore Ne qofte se brenda 10 ditesh Sali Berisha nuk hap kutite e votimit ne do ta ngreme ne kembe popullin opozitar si nje familje te vetme vlerash demokratike dhe do te ndalemi vetem kur ne Shqiperi do te jene shpallur zgjedhjet e parakohshme deklaronte Rama pergjate protestave ne kryeqytet. Ketij aksioni i shtoi dhe kerkesen per largimin e qeverise dhe prej ketej slogani i socialisteve prej ketej do te ishte Hap kutite ose largohu.
Kuptohet vetiu se eshte e papranueshme per cdo njeri serioz te mesoje se Rama hoqi dore nga kauza e kutive kauze qe perdori dukshem per rikandidimin e tij ne PS-se pas deshtimit ne zgjedhje. Perreth nje vit e gjysmen nga perballja elektorale e zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit 2009 Rama hoqi dore si pa-kuptuar prej saj duke rrezuar keshtu bashke me te arsyet e bojkotit te Kuvendit te dale prej zgjedhjeve protestave ne Tirane bllokimet e akseve rrugore dhe grevat e urise. Mos-marrja e pergjegjesise per kete fushate apatride ndaj atdheu ne cdo vend te botes do te ishte se pake stigmatizuar si amorale. Perdite e me shume ne opinionin publik po pervijohet ideja se ska progres perderisa ne krye te opozites se bashkuar eshte nje element qe ushqen politiken destruktive qe kundershtarin politik e sheh si Armik. Psikoza e armikut kundershtar ende gjallon ne kromozomin e asaj partie qe ne themelet e saj fsheh arkivat e krimit te regjimit te shkuar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›