A eshte Piramida fillimi i lustracionit
NgaELSA BALLAURI
Piramida e qendres se Tiranes ka arritur te rrembeje opinionin shqiptar ne nje debat qe ende mbetet i paqarte. Ka kohe qe diskutimet pro dhe kunder jane pothuajse te pozicionuara dhe ajo qe te ben me shume pershtypje eshte se ato jane shume pasionante....Duke e vezhguar kete ndeshje mediatike gjithmone e me teper mendoj se ajo qe mbetet ende pjesa jone njerezore me e spikatur eshte e kaluara. Duam ta fshehim kete pasion pozitiv apo negativ perpiqemi te qendrojme indiferente te bejme sikur nuk e dallojme e nderkohe jo rastesisht gazetat me fytyrat...
e ish-politbyroisteve jane me te shiturat kjo eshte edhe pjesa pesimiste e
teatrit dhe rrefimet e Alida Hiskut gjithashtu me te lexuarat kjo eshte pjesa optimiste e teatrit. Debati i madh mbi Piramiden me ben gjithmone te trishtuar sepse kuptoj se nuk kemi fuqine e duhur te bejme radiografine e vetes tone te veme pasqyren perpara fytyres dhe te bisedojme me te. Ne te gjithe kete dramaticitet te gjate ku jemi mberthyer kemi harruar radhen e gjerave ato qe duheshin bere ne fillim i lame ne fund ose ua humbem radhen pergjithmone. Keshtu vepruam dhe vazhdojme te veprojme me memorien tone qe do te thote me veten tone.
Personalisht do te isha e ndjeshme per shembjen e Piramides nese ajo do te kishte marre ne keto 20 vjet kuptimin e permbajtjes se vertete te saj. Ne kete rast do te kishim nje ndertese me histori sic duam te themi.
Shembja e Piramides u diskutua se pari si shembja e nje simboli te komunizmit dhe kultit te Enver Hoxhes. Kjo eshte e vertete kur deklarohet por eshte e pavertete nese do te shohim se ne crruge ka ecur historia antikomuniste e dy dekadave te fundit. Prane ketij ndertimi te shemtuar nuk u vu asnjehere ndonje shenim per ta treguar se cishte dhe cperfaqesonte per te rinjte ishte nje vend diskoje. Edhe nese disa prej tyre dine se cili ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij moster ata me veshtiresi e bejne lidhjen me Piramiden. Krimet e komunizmit nuk u gjykuan ndonjehere ne Shqiperi keshtu qe Piramida per ta eshte si cdo ndertese tjeter krejtesisht asnjanese. Brezat e rinj te dy dekadave jane gjithashtu breza pa asnje memorie historike ata u formuan prej nesh qe te jene te tille te mos kerkojne llogari dhe tiu binden te gjitha opinioneve. Nese Piramida do te trajtohej si nje ndertese qe mbart nje histori te rendesishme ajo vertet do te kishte nje vlere historike megjithese negative. Vlerat negative historike jane te cmuara njesoj si te tjerat. Ato tregojne historine traumatike njerezore dhe rezultatet qe transmetohen jane emocione te fuqishme qe ndikojne ne nje strukturim me te mire te se ardhmes Kujtoj me dhjetera ndertesa te zymta tragjike te frikshme madje edhe te shemtuara te disa vendeve qe kane kaluar kohe diktaturash dhe krimesh. Keto ndertesa ende mbeten atje ku jane por ama asnjera prej tyre nuk u la ne meshiren e indiferences per vite me radhe. Ato menjehere u percaktuan dhe u shenuan per te treguar te kaluaren e hidhur ne menyre qe ajo te mos perseritet Nje nga lagjet me te trishtuara te Berlinit eshte ajo ku qendrojne ndertesat gjigante te Stasi-t Policia Sekrete gjermane. Megjithese ndjellin ende ankth dhe frike ato mbeten atje ku jane por me nje qellim shume te madh te tregojne dramen e jetuar te njerezve qe u gjymtuan u persekutuan dramen e te palireve dhe kjo drame te shihet sot si nje mesim per te vleresuar lirine.Po keshtu po aq tragjike sot jane ndertesat e ish-kampeve te perqendrimit ne disa vende te Europes. Mendova se nuk do te qaja me pasi pashe kampin e Dahaut ne 1994 por duhej te ecja neper nje vije lotesh dhe kuje te gjate kur eca neper Aushvic Te gjitha keto ndertesa mbajne seriozisht nje pjese historie dhe jane atje ku jane me nje qellim ato DUHET te flasin dhe te tregojne.
Piramida jone mbeti nje hibrid nuk foli dot kurre... Ne nuk mundem ta bejme dot nje vend ku shqiptaret do te reflektonin per te kaluaren e tyre. Per 20 vjet u harrua dhe tani thirrja se ishte nje simbol i diktatorit nuk e merr dot rendesine e duhur. Sepse ne ne te ngratet ne qe nuk dime ose bejme sikur nuk dime per keto gjera i lame keto simbole te diktatures me te felliqur te pasluftes te na mposhtin nuk i treguam dot vetes dhe botes se ckishte bere diktatura shqiptare - nje nga me mizoret ne Europe...perkundrazi jane keto simbole qe po tallen me ne e na tregojne cdo dite se cilet jemi ne te vertete
Kujtoj se per nje nga ndertimet me te vjetra te kryeqytetit varri i Kapllan Pashes qe tani fle nen hijen e nje ndertimi gjigant ne qendren e Tiranes askush nga keta arkitekte dhe specialiste politikane dhe intelektuale nuk u shqetesuan kaq shume per ta ruajtur dhe per ta nxjerre ne pah. Varri-ekzagon i ndertuar ne shekullin VIII struket i trembur nen nje strehe betoni si per te na treguar se sjemi te zotet te ruajme trashegimine kulturore.
Dhe per tu rikthyer te Piramida te mos genjejme veten se ajo ka vlera monumentale keshtu u shprehen dhe arkitektet qe punuan per te. Pra kemi nje ndertese pa vlere monumentale dhe me vlera historike te harruara e te shmangura.
Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te diskutoj se a duhet mbajtur apo jo Piramida qellimi ka te beje me shqetesimin per fenomenin Piramide qe me ben te pyes veten perseri A eshte Piramida vertet fillimi i lustracionit ne Shqiperi
Sepse se pari dihet qe lustracioni nuk ka filluar. Ne gjithmone bejme sikur dhe vazhdojme te bejme sikur kur mendojme se disa dekrete apo thashetheme per njerin apo tjetrin qe kane qene pjese e nomenklatures se vjeter dhe nuk pranohen ne nomenklaturen e re... keto jane shenja lustracioni. Seshte keshtu. Lustracioni kerkon gjitheperfshirje vullnet te mire dhe sinqeritet. Lustracioni kerkon njohje te historise dhe ne kemi tonelata me te rinj qe jetojne ne nje terr informacioni historik.
Si rrallehere ndoqa komentet e shume shqiptareve dhe kryesisht atyre jashte atdheut per rrefimin trondites te kengetares Alida Hisku. U preka kur pashe se ata flisnin sic flisnim nen ze 20 e ca vjet me pare. Pothuajse te gjithe ata qe iken nga syte kembet nga vendi qe i beri te vuanin flisnin me po te njejten dhimbje indinjate dhe zhgenjim askush prej tyre nuk mendonte se drejtesia eshte vene ne vend dhe asnjeri nuk shihte alternativa optimiste. Pothuajse te gjithe kerkonin qe historia te rishikohet. ...Nderkohe kur shqiptaret brenda Shqiperise jane edhe me indiferentet me enigmatiket duket sikur iu ben pershtypje e kaluara por nga ana tjeter jane te vetmit per ta harruar. Ajo qe me intereson me shume te vecohet tek shqiptaret e Shqiperise eshte gjenerata e re. Cili eshte raporti i tyre me te kaluaren. Une mund te pergjigjem shume shpejt per kete ky raport nuk ekziston dhe natyrisht jo per faj te tyre. Nese moshataret e tyre europiane apo amerikane e dine shume mire se ku ndodhen muzeumet e holokaustit neper bote dhe gjermanet e vegjel dine te tregojne per shenjat me te vogla te fatkeqesive qe lane pas nazistet. Ne Shqiperi nuk ka libra qe lexohen ne shkolla per te treguar tmerret e komunizmit luften e klasave dhe vrasjet sistematike shkaterrimin e organizuar te lirise se fjales dhe besimit tragjedite e torturave neper burgje...etj. Kane kaluar 20 vjet dhe ne letersi e filma ankthi i komunizmit nuk shprehet dot...
Kundrejt fenomenit te se kaluares kemi 2 lloj opinionesh te shqiptareve brenda dhe jashte atdheut. Te paret jane ata qe njohim me mire njerezit e elektrizuar nga padurimi per te arritur mbijetesen per te abuzuar sa me shume dhe per te fituar sa me shume e sa me shpejt. Per ta eshte e panjohur tema e se kaluares edhe nese e degjojne skane kohe te merren me te. Nderkohe udheheqesit jane te painteresuar ta sjellin mbi tavoline kete teme. Te dytet jane shqiptaret jashte ata qe nuk pertojne asnjehere te shkruajne faqe te tera per te treguar se ckane hequr dhe ckane besuar. Keta te dytet kerkojne ti rikthehen endrres antikomuniste te 20 vjeteve me pare por smunden me realitetin indiferent te Shqiperise se sotme....
Edhe drama e Alida Hiskut eshte shume e prekshme dhe e ndjeshme per keta te dytet por shume pak per te paret. Te paret pra ne qe jetojme ketu jane koshiente per harrimin qe i ka mbeshtjelle ata e kane krijuar vete ate si nje mbrojtje te forte. Keta kane gjeneruar tek te rinjte harresen si nje element psiko-social te natyrshem. Si mund te bejme qe per keta te rinj historia e Alida Hiskut te kthehet ne nje drame te tanishme qe per tu luajtur ka nevoje te njihet me kujdes A ka shprese per nje vemendje shoqerore qe seshte e nevojshme te vije nga vendime qeverie
Asnjehere nuk eshte vone...