E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tersi i Pojanit smund te kthehet se mbari

20-11-2010 / Nga Eden Babani

Aspak i befasuar mesova se Edi Rama heqka dore nga numerimi i fleteve te votimit. Te paprituren e kane njoftuar tashme mediat elektronike dhe ato te shkruara. Lideri i vetezgjedhur i opozites shqiptare i paska shkruar Brukselit. Shume te deshperuar per gjendjen dramatike te krizes... etj. etj ...kerkojme ngritjen e komisionit hetimor parlamentar... etj. etj.
Te ta thote mendja se krizen e paska shkaktuar dikush tjeter dhe jo ai me mosnjohjen e zgjedhjeve te 2009-s me braktisjen e jetes parlamentare nga ana e te zgjedhurve qe ka nen urdher me njollosjen e komisionareve qe i vuri prifterinj e u rroi mjekren me bilbila ne parlament ne vend te ideve e te projekteve per reformat aq shume te kerkuara nga bashkesia nderkombetare e nga ai Bruksel qe u ca e u nda ti mbushe mendjen tu drejtohet institucioneve me protesta te dhunshme rrugicave te qyteteve te vendit me greven e famshme te urise ne qender te kryeqytetit me ate te quajturen Opozita e Bashkuar qe ka mbledhur si kosh mbeturinash gjithcka kane shkundur te tjeret ne rrugetimin politik te ketyre viteve te pluralizmit me... me... se mu mor fryma Po ku kane te sosur bemat e tij
Me ne fund - do te thote ndokush. Por jo. Nuk e kam zakon ti besoj symbyllazi atij qe e dredh dhe e perdredh sa here tia doje puna atij qe lepin ne darke ate cka ka peshtyre ne mengjes qe i germushet si i nderkryer atij qe e ka puthur pllaq e plluq si bir te vetem. Kaloi viti qysh atehere kur iu ofrua kjo zgjidhje mjaft qe te mos prekej Kushtetuta dhe ligjet ne fuqi. Ku ishte deri dje zoti Rama Tashti u kujtua ti therrase mendjes zoteria e tij
Te pabesit nuk mund ti zihet bese. Do te ishte ndoshtapak me i besueshem po te na thoshte perpara nese ndien ose jo sadopak pergjegjesi per vonesat qe i shkaktoi heqjes se vizave dhe tashti ne fund procesit te hapjes se negociatave per pranimin e Shqiperise ne BE. Te kishte njohur te pakten dy nga demet me te medha qe i ka shkaktuar vendit me veprimet dhe me mosveprimet e opozites kete vit.
Gazetari i ri Leonard Quku verente me te drejte ne gazeten 55 Pritet qe Brukseli te komunikoje nje deklarate zyrtare ku nuk perjashtohet nje shuplake e rende ndaj opozites se Edi Rames. Smund ti besohet me as Edvinit te penduar per fletet e votimit.
Eumlshte e vertete luanet e politikes ata te cilet po perballen me sfidat e reja te shekullit te ri nuk i hane aq lehte joshjet e marauzhgave.
Eumlshte e njohur rrefenja per ate bariun qe desh te tallej me fshataret e dha berihaj-in se i kishte rene ujku ne vathe. Kur e mesyu ujku vertet fshataret sia varen. Egersira cau sa krere deshi e u ngop me gjak... Por une doja ti tregoja lexuesit te nderuar atij qe nuk e di rrefenjen per Tersin e Pojanit. Ters ia paten ngjitur se ters ishte. Kurre nuk fliste mbare por vetem mbrapsht. I premtoi gjithe Pojani fshat ne fushen e Korces ti falte nga nje shinik drithe per shtepi vec te fliste nje here se mbari. Tersi u mendua. Te gjithe prisnin gojehapur cfare xhevahiri do te nxirrte nga goja njeriu qe ua pati plasur buzen. Me ne fund Tersi pyeti Po sikur te mos behet drithi sivjet...
Keshtu edhe puna e Edi Rames.
Do ta shohim cka do te na ofroje per te ardhmen. Une them asgje. Si politikan ai nuk di te beje tjeter vec tu fryje bilbilave e te therrase ndjekesit e vet ne protesta e greva urie. Shihni kur tu sulet kutive sapo te nisin protestat e pritshme. Le qe sdo ta lene te qete Ngjela e Ndoka Gjinushi e Milo Kola e Zogaj tjetri e tjetri gjithe cka ka mbledhur e do te mbledhe ai thes i shpuar me emrin Opozita e Bashkuar. Sepse endrrat me pushtet jane me te rrezikshme se ato me seks... Lere me kur pushteti e seksi peshtjellohen ne nje Atehere nxitjet nuk permbahen perpara asgjeje as perpara pleqerise cka ndonjerin prej opozitareve e ka zene kushedi qyshkur...
Ja pse mua ashtu sikurse edhe e shume e shume te tjereve nisma re e Edi Rames nuk me ngjit. Ajo nuk eshte tjeter vecse nje vrime ne uje.
Tersi ters ka do te jete per jete te jeteve.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›