E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, sot vendimi për imunitetin e Berluskonit

Sot pritet vendimi për imunitetin e kryeministrit italian, Silvio Bersluskoni. Heqja e imunitetit do ta përballë atë me dy akuza: korrupsion dhe falsifikim dokumentesh. Vendimi për heqjen e imunitetit do të merret nga Gjykata Kushtetuese Italiane. Gjyqtarët duhet të marrin vendimin nëse ligji që i jep atij imunitet të përkohshëm shkon kundër principit të "barazisë për të gjithë qytetarët përpara ligjit".


Berluskoni është hetuar për dy çështje, por këto janë shtyrë për shkak të imunitetit që ai gëzon momentalisht. Ndërkohë, kryeministri italian ka hedhur poshtë akuzat duke u shprehur se nuk i intereson shumë vendimi që do të merret sot. "Nuk ka rëndësi nëse këto çështje vazhdojnë apo jo", u tha ai gazetarëve në Berlin të mërkurën. "E gjithë çështja është qesharake", shtoi Berluskoni.
 

Kryeministri akuzohet edhe për mospagim taksash dhe falsifikim të llogarive kur pronësoi grupin mediatik "Mediaset". Bersluskoni është justifikuar me faktin se e gjithë kjo po ndodh pasi është vënë në shënjestër nga gjyqtarë të majtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›