Gjirokastër, kapen 5 kg drogë, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Gjirokastrës sekuestron 5 kg mariuanë dhe një pushkë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e tyre.
Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Naim Bizhga 36 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Zenelaj në komunës Cepo ka rezultuar se në banesë kishte armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 36-vjeçarit policia ka gjetur në në dhomën e gjumit të tij një armë zjarri automatike Pushkë 20-çe dhe një thes të bardhë plasmasi të mbushur me 5 kg lëndë të dyshuar si mariuanë në formën e boçes e futur rifuxho.
Pas sekuestrimit të drogës dhe armës policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 36-vjeçarit Naim Bizhga i cili akuzohet për "Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", si dhe "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".