E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni zgjedhjet e protestat

Nga Tom Kantrimen

Zevendes Ndihmes Sekretar i Shtetit te SHBA

ENGLISH VERSION

Si miq te Shqiperise kemi nevoje tu themi se jemi te trishtuar nga vdekjet e kater qytetareve shqiptare ne ngjarjet e fundit. Kjo nuk eshte nje deklarate politike kjo nuk eshte nje deklarate ligjore por vetem nje deklarate njerezore qe reflekton ndjenjat qe amerikanet dhe shqiptaret kane per njeri tjetrin. Me lejoni gjithashtu te filloj duke thene se nuk eshte qellimi yne ne deklaratat tona publike apo ne takimet tona private qe te mbeshtesim apo te kundershtojme qendrimet e njeres apo tjetres pale. Shqetesimi yne eshte per popullin shqiptar dhe Kushtetuten e Shqiperise. Dhe une shpresoj qe populli shqiptar do te degjoje drejtpersedrejti cfare miqte e tyre te mire kane per te thene dhe jo vetem nepermjet prizmit te partive politike.

Shqiperia eshte nje vend unik por ngjarjet e fundit nuk jane aq unike sa cmund te mendohet. Shqiperia nuk eshte e vetmja demokraci perendimore apo i vetmi vend anetar i NATO-s qe ka problem me korrupsionin. Shqiperia nuk eshte e vetmja demokraci europiane qe ka patur eksperience me zgjedhje te debatueshme dhe te papersosura.  Dhe Shqiperia nuk eshte e vetmja demokraci europiane qe ka pare protestat te perfundojne ne dhune. Te gjitha keto ngjarje ne nje demokraci kushtetuese duhet te trajtohen me mjete kushtetuese. Dhe me lejoni tju jap pak me teper detaje per ate qe kam parasysh ne secilen nga keto fusha korrupsioni zgjedhjet dhe protestat.

Si Ambasadori Arvizu ashtu edhe une te dy kemi thene me pare se korrupsioni eshte nje problem ne shume nivele ne Shqiperi kjo nuk perben lajm per ju. shte nje problem ne qeverine kombetare qeverite vendore ne parti dhe ne biznese dhe ne cdo rast perben vjedhje ndaj qytetareve shqiptare. Dhe e pengon Shqiperine ne arritjen e te ardhmes europiane dhe potencialin e saj ekonomik. Shtetet e Bashkuara jane perpjekur shume qe nepermjet investimit tone me asistence te ndertojne mjetet kushtetuese per luften kunder korrupsionit. Nevojitet nje prokurori e pavarur dhe nje gjyqesor i pavarur qe mund ta bejne punen e tyre pa friken e pasojave politike. Dhe nevojitet bashkepunimi i zyrtareve qeveritare ne qeverine kombetare apo ato lokale edhe kur eshte politikisht e dhimbshme. Dhe sigurisht qe kerkon  median e lire te jete vigjilente dhe e pergjegjshme ne raportimin e ketyre ceshtjeve.

Sa per zgjedhjet vete vendi yne ka pasur nje eksperience jo te larget me zgjedhje te debatueshme dhe te kontestuara dhe ne i trajtojme keto pyetje nepermjet mjeteve kushtetuese. Ne rastin e Shqiperise eshte e rendesishme qe keto mosmarreveshje mbi zgjedhjet e kaluara te adresohen nepermjet mjeteve kushtetuese qe jane te percaktuara ketu. shte edhe me e rendesishme qe partite dhe qytetaret te mesojne nga secila eksperience zgjedhjet zgjedhjesh te papersosura. OSBE dhe ODIHR kane ndihmuar duke krijuar nje liste gjitheperfshirese e asaj qe duhet te rregullohet ne sistemin zgjedhor shqiptar. Dhe perseris sic e kam thene dhe me pare zhgenjimi yne eshte qe qeveria dhe opozita nuk kane gjetur nje menyre per te punuar se bashku per te gjetur kompromis dhe per te miratuar pikerisht keto rekomandime.

Kur ka deficit ne demokraci pergjigja e natyrshme eshte me shume demokraci. Dhe kjo eshte pse eshte besimi yne i patundur qe zgjedhjet vendore qe jane planifikuar per kete vit duhet te kryhen Presidenti i Shqiperise ka perdorur autoritetin e tij kushtetues per te percaktuar daten e ketyre zgjedhjeve dhe sigurisht ne e respektojme autoritetin e tij kushtetues. Populli i Shqiperise meriton te drejten per te zgjedhur midis partive gje qe do te thote se partite duhet te marrin pjese ne keto zgjedhje. Bllokimi i ketyre zgjedhjeve eshte nje shembull veprimi jo-kushtetues dhe antikushtetues qe nuk i ka hije nje demokracie europiane.

Persa i perket protestave dhe dhunes sic e thashe ne cdo demokraci perendimore protestat paqesore jane nje e drejte e popullit dhe qeveria ne vende te tilla ka detyrimin qe te mos i pengoje dhe te mos perdore dhunen kunder protestuesve paqesore. Gjithashtu edhe protestuesit kane pergjegjesine ti permbahen jo vetem me fjale por edhe ne praktike protestimit ne menyre paqesore. Kjo e drejte eshte ushtruar dhe eshte mbrojtur qindra here ne vitet e fundit. Pyetja qe kemi eshte  pse pas qindra protestash paqesore protesta e 21 Janarit perfundoi ne dhune Une nuk kam nje pergjigje per kete pyetje dhe mendoj se eshte papergjegjshmeri te spekulohet mbi pergjigjen e kesaj pyetjeje. Nga ana tjeter ne kemi mjetet kushtetuese per te adresuar kete pyetje dhe  kjo eshte perpjekja e Prokurores se Pergjithshme per te hetuar ngjarjet e 21 Janarit. Ne mbeshtesim pavaresine e Prokurores se Pergjithshme e cila duhet te jete ne gjendje te beje punen e saj pa presion politik. Ne jemi krenare qe japim asistence teknike per te rritur besueshmerine e hetimit.

Pervec mbeshtetjes tone prokurori gjithashtu ka pergjegjesi serioze. Dhe ne pikepamjen tone ka dy pergjegjesi te rendesishme qe duhet te respektohen. E para eshte nepermjet hetimit te plote dhe te pavarur te hetohen veprimet e te gjithe aktoreve te 21 Janarit dhe kjo perfshin veprimet e policise dhe forcave te sigurise veprimet e demonstruesve dhe veprimet e organizatoreve. Dhe sigurisht qe ajo duhet te kete mundesine te marre ne pyetje njerez ne te gjitha keto kategori ne menyre qe te marre nje pergjigje per kete pyetje. Se dyti prokurorja e pergjithshme ka nje detyrim ne pikepamjen tone qe te mbroje sigurine e informacionit. E kuptoj qe ju si gazetare jeni intensivisht te interesuar ne punen e prokurores se pergjithshme por botimet e perditshme te informacionit shtypit informacion qe duhet te mbahet konfidencial nuk e ndihmon prokuroren e pergjithshme ne perpjekjen e saj per te patur nje hetim te pandikuar nga presioni politik. Tani ju kerkoj ndjese qe po ju jap nje leksion universiteti apo vetem nje leksion gjimnazi mbi ate si behet qeverisja e mire por e trajtova gjate sepse ne kemi vertet nevoje per popullin e Shqiperise te insistoje ne mjetet kushtetuese te mbrojtjes se Kushtetutes se tyre.

Politika mund te duket sikur eshte gjithcka por ka vlera me te medha kur angazhohesh per te qene anetar i NATO-s dhe kur aspiron te behesh anetar i Bashkimit Europian. Si NATO ashtu edhe BE jane organizata te bazuara ne vlera dhe keto vlera jane me te medha se interesat politike te njeres apo tjetres pale.

Ambasadori Arvizu ka bere nje pune te shkelqyer ketu duke percjelle cdo shqetesim qe ne kemi per situaten. Dhe gjithashtu nje pune te shkelqyer javen e kaluar ne Uashington per tia pershkruar situaten lidershipit tone dhe per te afirmuar perqasjen tone. Dhe jam gjithashtu i kenaqur qe komunikimi mes Bashkimit Europian vendeve anetare te BE-se OSBE-se dhe Shteteve te Bashkuara ka qene ekzemplar. Dhe ne qendrojme te bashkuar me ata aleatet tane ne Europe kur duam te shohim popullin shqiptar te gezoje demokracine kushtetuese per te cilen ata kane punuar kaq fort per ta vendosur.

Lajme te ngjashmeKantrimen Zgjidhja sdo vije nga BE-SHBAKantrimen Zgjedhjet e parakohshme nuk jane zgjidhjeGreku i zhytur ne kontrabande peshku ne KorcePack Opozita me skenare kunder BEDioguardi Borxhi i madh i SHBA cfare nevojitet LidhjeAmbasadori Arvizu be Europe Greqi Kantrimen Kosove KQZ Mali i Zi Maqedoni shba shqiperi Shtetet e Bashkuara Tirane Tom Kantrimen zgjedhje te parakohshme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›