E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatura ekonomike e 21 janarit

Tani qe dihet bilanci tragjik i se premtes se dhunshme me 4 te vrare dhe dhjetera te plagosur ndoshta eshte koha per te bere nje llogari te asaj qe humbem ne nivel te ekonomise kombetare. Pse njelloj sikurse e tha i urti ambasador ne Tirane i vendit me te zhvilluar te botesSHBA-se nga 21 janari dolem te humbur te gjithe. Ekonomia e vendit humbi thelle ne radhe te pare ne imazhin e Shqiperise si nje vend i sigurt. Ky imazh kishte nisur te ndertohej ngadale dhe me veshtiresi qe nga viti 1998 dhe ne 13 vite rresht ia kishte dale te formohej i plote. 3 dite perpara dates se demonstrates ne Forumin Ekonomik Itali-Shqiperi ne Milano ku merrnin pjese 340 perfaqesues nga sipermarrje te veriut te zhvilluar te Italise me vlere kapitali mbi 13 miliarde euro te gjitha se bashku perfaqesuesi i Institutit italian te garancise SACE mori fjalen. E pershkroi Shqiperine me ngjyrat me terheqese dhe ftoi sipermarrjet italiane te pranishme te investonin ne fqinjin e tyre pertej Adriatikut. U shpreh Ne ka nje vend te sigurt ne Evrope kjo eshte pa dyshim Shqiperia. Por imazhet e 21 janarit bene xhiron e botes dhe te pakten 200 milione euro kapital i kontraktuar ose ne bisedime per te ardhur ne Shqiperi per kete vit nuk do te vije. Nga ky investim i munguar te pakten nje mije vende te reja pune nuk do te hapen. Nga ana tjeter fakti qe Shqiperia jone ishte bere shume terheqese per vete rrjetin prestigjioz televiziv CNN me daten 30 dhjetor 2010 nuk eshte investim i qeverise sone. Edhe sikur ajo te cmendej dhe ti ofronte 5 milione dollare ketij rrjeti per ta marre ne konsiderate CNN nuk luan dot me imazhin e vet qe i kushton miliarda dollare. Nuk blihet dot Dhe ne rubriken e tij te dates 30 dhjetor ne listen e dhjete vendeve me turistike ne bote per tu vizituar CNN rendit te gjashten Shqiperine. Kuptohet lehte rreqethja qe peson cdo turist i mundshem perendimor tek ne qe pasi ka klikuar ne portalin turistik Lonely Planet Planeti i vetem i vizituar per keshilla per udhetimet nga 250 milione vete cdo vit dhe ka zbuluar rekomandimin e tij per Shqiperine si destinacion turistik qe ne tetor 2010 sheh planet filmike te trazirave te 21 janarit 2011. Njelloj sikurse mbi 2 mije shqiptare qe mund te planifikonin te kalonin per 7 ose 10 dite pushimet verore ne Sharm El-Sheik te Egjiptit tani as qe e mendojne me te pakten 20 mije prenotime qe mund te beheshin kete vit per te vizituar Shqiperine nga turiste gjermane norvegjeze angleze daneze etj. per shkak te vleresimeve ne Lonely Planet dhe emisionit te CNN tashme kane deshtuar. Dhe cdo turist perendimor i tille nuk do te vinte tek ne per turizem shalqini me 100 euro ne xhep dhe bagazhin te mbushur me ushqime. Per vetem 2-3 dite qendrimi tek ne ai mund te shpenzonte nga 350-600 euro per person. Jane rreth 80 milione euro te hedhura ne ere keshtu nese llogarisim brenda perfitimit edhe cmimin mesatar te biletes se avionit. Se treti dhe ndoshta humbja me e thelle sa here ka demonstrata te pakten ne Tirane kater ne pese dyqane mbyllen qe ne oren 13.00. Konsumi peson frenim. Nje tregtar i tregut gjysem formal te cameve ne kryeqytet me thoshte dy dite me pare se kishte menduar ta mbyllte aktivitetin ngaqe per nje jave pas dates 21 janar nuk kishte realizuar as edhe nje shitje te vetme. Me shpetoi situata qe pastaj erdhi duke u normalizuar por nuk fle i qete pse ketu tek ne gjithcka mund te ndodhe. Frenimi apo kufizimi i shpenzimeve te popullatespertej atyre me te domosdoshme per ushqimin e perditshem jane te rralle ata qe blejne dhe investojne per shtepite e tyre apo kenaqesine individuale ne situata tensioni te forte politik. I ruajne parate per dite me te keqija eshte sinjali me deshperues qe mund ti japim si qytetare ekonomise sone strukturave prodhuese dhe sherbyese te saj. Ne impulse te munguara demi mund te llogaritet pa frike deri tani ne rreth 50 milione euro. Nese protestat me shume tension vijojne frenimi psikologjik i konsumatorit shqiptare mund te vijoje ne keto muaj te pare te vitit dhe demi te trefishohet. Pra ne teresi vetem nga kater ore trazira te dhunshme te se premtes date 21 janar 2011 ekonomia dhe te gjithe ne 3.3 milione shqiptare si veprues te saj humbem 330 milione euro. Kjo fature e rende duhet te tundet fort perpara hundes se politikaneve tane qe te mendohen dy here perpara se sa te futen serish ne pershkallezime tensioni di ajo e janarit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›