E Diel, 1 Nëntor 2026

Z. Kryeminister shpeto veten

Nga Gramoz Ruci

Ziver Veizi Hekuran Deda Faik Myrtaj dhe Aleks Nika ishin kater bij nenash kater shqiptare te ndershem qe mengjesin e dates 21 janar e gdhine te gjalle me deshiren e revoltes qytetare per te protestuar paqesisht ndaj nje pushteti te eger qe te vjedh pasurine te vjedh dhe voten si mundesi demokratike per ta gjykuar e pastaj te vjedh jeten duke te te vrare po guxove te protestosh.

Kater bij nenash qe pasditen e 21 janarit mbyllen syte perjete ne ate tragjedi makabre te vrare nga dora kriminale e nje pushteti diktatorial nen urdhrat e nje mendje kriminale vetem pse moren guximin te protestonin te lire.

Humben jeten per lirine e tyre humben jeten duke kerkuar Shqiperine qe meritonin po qe nuk e pane kurre.

Ndaj sot meritojne peruljen me te thelle njerezore qytetare dhe politike nderimin solemn per ata tre bij nenash qe jeten nuk ua mori as fati as natyra e as Zoti por ua mori padrejtesisht qeveria dhe krimi ne pushtet.

Nga kjo foltore si kurre me pare ne jeten time politike e si kurre me pare ne keto 20 vjet demokraci ju ftoj ju deputet te kuvendit por dhe te gjithe shqiptaret qe na degjojne ne kete moment te cohemi ne kembe e te nderojme me nje minute heshtje ato kater jete shqiptaresh te keputura ne mes nga qeveria e tyre.

Qofte paqja e perjetshme shpetimi perfundimtar nga dora qe i vrau. I paharruar qofte kujtimi tyre.

Dhe tani nga kjo foltore dua tju drejtohem me se pari familjareve te Ziverit Hekuranit Faikut dhe Aleksit.

Vellezer dhe motra familjare ne emer te socialisteve shqiptare ne emer te deputeteve te PS ne emer te cdo shqiptari te ndershem ne Shqiperi dhe ne emigracion ju shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta duke ju siguruar se dhimbja juaj eshte sot forca jone me e madhe per te pare ne sy te keqen e ketij vendi ne betejen per nje Shqiperi tjeter pa dhune pa diktature pa kriminele pa gjakderdhje pa korrupsion.

Por njekohesisht eshte zotimi yne solemn se shpirti i Ziverit Hekuranit Faikut dhe Aleksit do jete perjetesisht shpirti i gjalle dhe i lire i perpjekjeve tona per te rikthyer demokracine ne kete vend per te rikthyer lirine e te gjithe atyre qe duan te jetojne pa pasur frike se qeveria te vjedh e te vret per te rikthyer shpresen e atyre qe duan te jetojne pa varferi e skamje pa korrupsion e hajduterira te pushtetit.

Te atyre qe duan te jetojne ne nje shtet demokratik jo ne diktature me ligje e rregulla qe respektohen nga te gjithe kryeministri i pari.

Me institucione qe respektohen jo qe perdhosen nga pushteti.

Me nje qeveri qe zgjidhet nga qytetaret e per qytetaret pa pushtetare qe vjedhin pasurine vjedhin perspektiven europiane vjedhin mundesine per ti gjykuar me vote e pastaj vjedhin dhe jete njerezish te lire qe protestojne.

Ne emer te deputeteve te PS dhe socialisteve shqiptare ne emer te cdo qytetari te ndershem ne kete vend ju premtoj se kjo toke nuk do gjej paqe derisa dora qe vrau Ziverin Hekuranin Faikun dhe Aleksin e qe plagosi shume tjere si dhe mendja qe dha urdhrin kriminal te dalin para drejtesise per te marre denimin e merituar e te ndeshkohen me te gjithe forcen e ligjit.

Dua ti drejtohem atyre burrave dhe grave qe sot jane ende te plagosur nga armet e pushtetit te rrahur e te goditur nga dhuna e krimit te fyer e ofenduar nga agresioni i pushtetit.

Motra dhe vellezer zoti ju ndihomfte e ju dhente forcen te beheni mire.

Dinjitetin tuaj te neperkembur nga plaget me arme zjarri ne trup me rrahje barbare ne rruge komisariate policie apo qeli burgu me sharje e ofendime nga me poshterueset nuk ua merr dot njeri.

Shpirtin tuaj nuk e neperkemb dot nje pushtet kriminal e cnjerezor. Lirine tuaj nuk e burgos dot njeri.

Ndaj sot eshte koha per tu bere te forte te gjithe bashke e per ti bere balle agresionit me te pashembullt te nje kryeministri te lajthitur deri ne krim.

Dua sot ti drejtohem edhe policeve te thjeshte te plagosur gardisteve te plagosur punonjesve shteteror te goditur.

Nga kjo foltore dua tu uroj sherim te shpejte e tu them se e kuptoj gjendjen e tyre te veshtire.

Heshtja e policeve te thjeshte gardisteve te thjeshte e punonjesve shteteror qe nuk jane militant te Sali Berishes heshtja e tyre flet me shume se cdo fjale qe mund te them une.

Vellezer qe beni detyren ndershmerisht ndaj atdheut te shqiptareve jo ndaj republikes se Saliut

Ju qe paguheni si te varfer per te mbrojtur institucionet e jo ata qe ne kurrizin e vuajtjeve tuaja majmen nga pasuria duke iu vjedhur edhe juve

Me lejoni tju them si shqiptar se nuk jeni viktima te irritimit te popullit as viktima te ndonje puci e grushti shteti si ato qe ka ne koke vetem Saliu ju nuk jeni viktima te qytetareve protestues por jeni viktima te pafajshme te pushtetit te nje qeverie te korruptuar te nje kryeministri qe vjedh e vret shqiptaret vetem qe te mbaje pushtetin e tij me cdo kusht e bashke me te dhe aferat e pista korruptive.

Te atij pushteti qe mbi trupat tuaj ka ngritur perandorine e korrupsionit.

Ju jeni viktima te te njejtit njeri qe vrau 4 njerez te pafajshem pse protestuan kunder tij qe plagosi qindra te tjere e qe eshte gati te shkele dhe mbi trupat tuaj te perdore nderin dhe djersen tuaj vetem per te mbajtur pushtetin e tij ne kembe ate pushtet qe sot vjedh dhe vret.

Tani dua tju drejtohem ju Ministra e deputete te PD.

Ju kemi degjuar te cirreni keto dite si asnjehere tjeter me gjithe shemtine tuaj ne cdo ekran televizori te akuzoni shani e ofendoni.

Horri flet per horra huligani flet per rrugace servili flet per puc shteti gjenerali kunder Saliut ne 97 tani ushtar gavete i Saliut ben be rrufe se i gjalle njeri nuk i hyn ne ministri.

E po keshtu te gjithe te tjeret me radhe.

E kuptoj qe syte ju zene vetem dhune ndergjegjet i keni te pergjakura shpirtrat te shitur e duart te pista nga llumi i korrupsionit ku i keni zhytur bashke me shefin tuaj.

E kuptoj se ju te paret pas Saliut ndjeheni te kercenuar nga nje popull i tere qe kerkon drejtesi sepse jeni ju te paret pas Saliut qe mu aty ne oborrin e interesave tuaja private keni varrosur interesat e Shqiperise dhe shqiptareve per te mbajtur gjalle interesat e pazareve te pista qe beni me bllok ne dore.

Por nje gje nuk e kuptoj as une dhe as shqiptaret e nuk do ta kuptoj kurre papergjegjshmerine tuaj ne radhe te pare njerezore e pastaj politike perballe qytetareve perball vendit e perball historise.

Ju qe sot beheni pjese e vrasjeve politike e ekzekutimeve fashiste ndaj atyre qe kerkojne liri e demokraci ju qe sot jeni kthyer ne nje bande kriminale qe mban te fshehur ekzekutoret ju qe sot mbroni krimin dhe korrupsionin ju qe gjeni kurajo shpirtzeze te ligjeroni diktaturen e pashpallur ne kete vend ju qe para interesave historike te Shqiperise zgjidhni interesat e ngushta te xhepit tuaj

Hesapet me drejtesine heret a vone do i lani por me besoni hesapet me historine nuk do i lani dot kurre.

Memoria kolektive e shqiptareve nuk do iu fali kurre dhe iu siguroj se barren e turpit qe sot e mbani ju neser do ia lini femijeve tuaj e brezave qe do vijne pas.

Ata nder ju qe besojne se Saliu eshte i vetmi e pas tij vendi le te marre fund do marrin fund bashke me te.

Dua te shpresoj se nuk jeni te gjithe keshtu por po nuk ndihmuat veten askush nuk iu ndihmon dot.

Ndaj levizni sa jeni ne kohe. Denonconi para publikut ate qe ju mban peng clironi veten e bashke me veten dhe Shqiperine e shqiptaret.

Ne te kundert gjyqi i drejtesise por akoma me shume gjyqi i shoqerise dhe i historise nuk do iu fali kurre.

Tani po te drejtohem ty z. Kryeminister.

Shume kane besuar se ti ne pushtet erdhe ndryshe se do silleshe ndryshe se nuk do beje te njejtat gabime.

Se nuk ishe me i njejti ai qe ne 97 Shqiperine e coi ne gremine duke lene pas mbi 3000 shqiptare te vrare miliona euro te humbura nga kursimet e qytetareve duke lene pas shkaterrim djegie anarki duke lene pas nje vend te rrenuar e nje popull te varferuar deri ne mjerim.

Por une dhe shume si une nuk kam besuar per asnje cast se kishe ndryshuar. Dhe ja ku e vertetove duke u dhene pergjigjen tende edhe atyre qe te besuan se nuk ishe me i njejti.

Fatkeqesisht i dhe pergjigjen me te keqe e te pamerituar me gryke armesh e plumba krimi ne trupa shqiptaresh.

Je po ti qe Shqiperise e shqiptareve i mbjell vrasje plagosje gjak te pafajshmish dhune anarki e percarje.

Je po ti qe ke shkallmuar shtetin ke perdhosur demokracine ke neperkembur gjyqesorin prokurorine sherbimin informativ e institucionet e pavarura kushtetuese.

Ke cmontuar shtetin ligjor ke asgjesuar zgjedhjet e lira e te ndershme ke rrenuar ekonomine e ke varferuar shqiptaret.

Je po ti dhe korrupsioni yt qe ke kapur shtetin qe monopolet e familjes dhe ministrave i ke kthyer ne sistem.

Je po ti qe fsheh e mbron cdo te korruptuar te qeverise tende edhe ata qe me bllok ne dore na dolen ne televizor duke bere pazaret me te ndyra.

Po ti qe tani mbron dhe vrasesit ekzekutoret e pushtetit tend ata qe moren urdher per te derdhur gjak mbi kete toke qe ty te mban akoma ne kembe.

Dhe tani njelloj si ne 97-en e mallkuar je po ti qe jep urdher per te vrare e plagosur qytetaret e thjeshte me mercenaret e tu ne garde e polici je po ti qe i fsheh e i mbron i strehon ne institucione madje dhe ne Kryeministri.

Je po ti qe tani i shfaqesh shqiptareve me fytyren e vertete te kriminelit te vrasesit te ekzekutorit te hajdutit te kusarit te diktatorit te dhunuesit.

Sepse je vetem ti fajtori per gjithcka shkon mbrapsht ne kete vend. Je ti fajtori per gjithcka nuk ecen si duhet. Je ti dhe vetem ti fajtori.

Te kam degjuar keto dite te flasesh percart e nuk ma merr mendja se ka ndonje qytetar ne kete vend qe nuk ka menduar dy gjera ose ke lajthitur ose do me cdo kusht te fshehesh doren e krimit qe vrau 3 qytetare te pafajshem e plagosi shume te tjere.

Une po u them qytetareve se jane te dyja bashke.

Pasi urdherove vrasjen e 4 protestuesve te degjova te thoje se i vrane disa protestues te komanduar nga Edi Rama. Kur i madh e i vogel e pa se plumbat dalin nga godina e Kryeministrise pranove se i vrau garda sepse kishin hyre ne rrethimin e Kryeministrise.

Kur i madh e i vogel e pa se te katert protestuesit jane vrare jashte rrethimit te kryeministrise pa asnje kercenim ndaj godines nuk the gje pervec ca akuzave te lajthitura me rregullore bulevardi e rregullore oborri si dhe te nxisje ushtaret e tu politik qe te mbronin ushtaret e tu te armatosur duke sajuar skenare terroriste qe as ne filma nuk i sheh.

Tani dil e thuaju shqiptareve perse vrate 4 shqiptare te pafajshem ne bulevardin para Kryeministrise.

Kush dha urdhrin per te qelluar trupat e protestuesve Kush dha urdher per te qelluar me plumba kur kercenimi ndaj godines se Kryeministrise ishte zero

Po te paralajmeroj se po dole ketu te thuash se i vrau Edi Rama ke pranuar automatikisht fajin tend. Ke pranuar se je ti urdheruesi i vrasjeve se je ti qe ke dhene urdhrin per te qelluar se je ti fajtori.

Prokuroria ka leshuar urdher ndalimi per 6 komandante te Gardes. Perse nuk lejon qe te zbatohen Drejtesia ka kerkuar te beje drejtesi duke kerkuar 6 komandantet e gardes qe ti ke pasur dhe ke nen urdhrat e tua. Perse nuk i dorezon gardistet por i mban te mbyllur ne kullen tende te pushtetit

Kush je ti qe pengon shtetin ligjor dhe drejtesine te veproje Kush je ti qe urdheron policine te mos arrestoje ata qe kerkon prokuroria

Vetem nje diktator mund te marre persiper kete qe ke marre ti. Vetem nje fashist mund te marre persiper te beje edhe gjykatesin dhe prokurorin dhe policin dhe gardistin dhe gjeneralin e ushtrise dhe avokatin e popullit dhe opoziten dhe kryeministrin.

Vetem nje hajdut e kriminel mund te pengoje drejtesine te beje drejtesi.

Ti nuk je burre shteti e as nuk mund te jesh kurre i tille. Por je vetem nje burrec i pushtetit tend te korruptuar dhe ekzekutoreve qe vrasin shqiptar te pafajshem per te te mbrojtur ty dhe kullen tende te korrupsionit.

Te kam degjuar te flasesh per grusht shteti te organizuar nga Edi Rama nga Prokurorja e Pergjithshme nga SHISH-i nga gjykatat e keshtu me radhe. Madje dhe media e gazetaret e pavarur qenkan sipas teje pjese e pucit qe do te te behej ty.

Te kam degjuar te thuash se protestuesit ishin te armatosur deri ne dhembe me cudira qe vetem mendja jote e vogel mund ti sajoje. Arme qe dhe Imamin tend mbrapsht po te kthesh nuk i gjen gjekundi.

Te kam degjuar per cadra pistolete per stilolapsa pistolete thika me helm makina plot me tritol. Kamiona me kallashnikov.

Te kam degjuar madje te thuash se protestuesit jane stervitur me jave te tera te benin ate qe bene.

Po sa qesharak mund te jesh pervecse dhe hajdut e vrases.

Po per cfare stervitje e ke fjalen Stervitem protestuesit te gjuanin me cadra e pankarta Apo i stervitem te gjuanin me veze

Jo Sali nuk ka asnje puc e grusht shteti se po te kishte ti nuk do rrije dot 1 minute ne kembe e tani ne kete moment do ishe skutave te Vicidolit duke u fshehur e duke ia mbathur nga syte kembet.

Nuk te ka bere puc as opozita as Presidenti i Republikes as Prokurorja e Pergjithshme as gjykatat as institucionet e pavarura kushtetuese as Sherbimi Informativ as media e lire as gazetaret dhe as qytetaret.

Te gjithe keta pervec akuzave te tua si puciste kane vetem nje gje te perbashket. Jane te gjithe viktima te nje sistemi mafioz qe e ke ngritur ti ne kembe e mban ti ne kembe qofte kjo dhe me koston e madhe te shkaterrimit te shtetit shfarosjes se institucioneve te pavarura dhe vrasjes se njerezve.

Nuk ka puc e grusht shteti per ty Sali. Ti as e meriton se nuk je nga ata burra ndaj nuk ta ben njeri ate nder.

Per ty ka vetem revolte qytetaresh burra e gra te ndershme qe arme te vetme kane shpirtin e lire per te kundershtuar qeverisjen tende te korruptuar per te luftuar varferine qe ke mbjelle ti per te shporrur bllokun e korrupsionit qe ti e ministrat e tu mbani ne xhep per pazaret e pista.

Nuk te ben puc e grusht shteti drejtesia qe kerkon fajtoret e masakres me 4 qytetare te vdekur e dhjetera te plagosur ekzekutoret qe nen urdhrat e tua vrane njerez e po nen mbrojtjen tende sot i fshihen drejtesise.

Grusht shteti brenda shtetit eshte ai qe ben ti duke penguar drejtesine te beje drejtesi.

Nuk te ben puc e grusht shteti opozita qe kerkon transparencen dhe hetimin e zgjedhjeve per ti dhene mundesi qytetareve te te japin faturen qe meriton me vote te lire e te ndershme.

Puci i vertete eshte ai qe ke bere e je gati te besh ti me vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve vjedhjen e pasurise kombetare me ministra deputete seksere e familjare. Puci i korrupsionit ne zyrat e shtetit me bllok ne dore.

Nuk te bejne puc institucionet kushtetuese as Presidenti i Republikes as gjykatat as Prokurorja e Pergjithshme as Sherbimi Informativ.

Puci i vertete eshte ai qe ben ti me kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni. Mbjelljen e terrorit dhe dhunes ndaj qytetareve. montimin e shtetit ligjor me kultin e diktatorit partiak qe di gjithcka e ben gjithcka tamam si puna jote.

Grushti i shtetit brenda shtetit ka autor vetem ty duke kerkuar te marresh peng Presidentin e Republikes Prokuroren e Pergjithshme gjykatat SHISHI-n madje dhe vete opoziten.

Si ta nxuri goja jote e perdale ti quash horra e lavire titullaret e institucioneve kushtetuese kete e di ti qytetaret te gjykojne.

Por as mos e co neper mend se grushtin tend te shtetit do e cosh deri ne fund duke shkaterruar shtetin per pushtetin tend. Per kete nuk do te te gjykoje vetem populli por edhe ligji me te gjithe forcen e vet. Ty por dhe bashkepunetoret e tu.

Nuk te bejne puc as mediat e pavarura as gazetaret e analistet disa prej te cileve i rrahe e plagose ne proteste e pas proteste.

Puci i vertete eshte ai qe ben ti duke synuar ti mbyllesh gojen kujtdo qe mendon e flet i lire duke te te thene ate qe meriton ty dhe perandorise tende te korrupsionit.

Vetem nje diktator mund te mbledhe parlamentin pa asnje lajmerim dite te diel ne 10 te nates dhe ta ktheje kuvendin ne nje gjyq publik per Presidentin Prokuroren e Pergjithshme per SHISH-in per median per opoziten dhe per qytetaret protestues.

Vetem nje fashist mund ti shkoje nder mend te rrafshoje cdo kompetence ligjore te prokurorise dhe gjykatave per te marre persiper te hetoje vete te gjykoje vete e te denoje vete ata qe i konsideron kundershtare politik.

Ngrite nje komision hetimor per te hetuar ngjarjet e 21 janarit.

Por nuk te mjafton nje thuthuq i shkurter per te hetuar 21 janarin z. Kryeminister.

Nuk te mjaftojne ushtaret e partise per te mbyllur hetimet per doren e mendjen tende kriminale qe shtriu ne toke te vdekur tre qytetare te pafajshem e la te plagosur dhjetera te tjere.

Zotrote nuk le skute pa u perdredhur vetem qe te mos lejoje ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit. Ndersa tani brenda 10 minutave ne nje seance te turpshme ne mes te nates ngrite komision hetimor parlamentar per 21 janarin.

Po a eshte duke hetuar prokuroria per ngjarjet Po provat faktet grup faktet e kompleks faktet qe kerkoje per komisionin hetimor te zgjedhjeve tani per te hetuar 21 janarin ku i ke

Apo ne ato pallavrat me gjoja mesazhe nga burgu e pergjime imagjinare me urdhra lufte qe vetem imagjinata jote e semure mund te prodhoje

Halucinacionet e tua qe na i shet si per te verteta jane faktet grup faktet e kompleks provat

Ai komision hetimor eshte nje karagjozllek. Por i rrezikshem per sa kohe i sherben synimit tend per ta kthyer ne nje gjyq partiak qe ndeshkon kedo nuk i pergjigjet urdhrave te tua.

Ai komision eshte turpi i demokracise shqiptare turpi i parlamentarizmit turpi i shtetit ligjor. Por ai komision eshte fytyra jote e vertete me ca sherbetore te verber qe bejne sikur hetojne ato qe ti sheh ne endrrat e tua me te keqija.

Turpi i atyre burrave qe ke vene ne ate komision nuk me merakos shume por turpi per demokracine parlamentarizmin dhe shtetin ligjor ka ndezur kembanat e alarmit kudo ne bote.

Ndaj po te bej thirrje sot z. Kryeminister

Jepi fund atij komisioni te turpshem hetimor sepse nuk ka asnje institucion qe mund te justifikoje dalldine tende me armiq te brendshem dhe te jashtem.

Jepi fund dhe ler drejtesine te bej punen e saj. Jepi fund dhe respekto institucionet e pavarura kushtetuese. Respekto Presidentin e Republikes Prokuroren e Pergjithshme Sherbimin Informativ.

Hiq dore nga dhuna qe ke ndermend per te nenshtruar gazetaret.

Hiq dore e ktheji mbrapsht ushtaret e tu ne komisionin hetimor jepi fund asaj maskarade dhe ler ligjin te veproje.

Ne qofte se vete ke ende ndonje kuriozitet per te pare cke bere hapi syte e shiko pamjet filmike.

Aty i ke faktet e grup faktet per vrasjet e qytetareve te urdheruara prej teje.

E pastaj behu burre shko para drejtesise shko vete me kembet e tua.

Se po te paralajmeroj kur te te vije koha te te cojne me zor para drejtesise nuk do shkosh dot si burre por si burrec i turperuar deri ne kocke ti dhe ca te tjere afer teje.

Te kam degjuar te kercenosh publikisht kryetarin e opozites duke aluduar per vrasje dhune burgosje fund te tmerrshem pasoja letale e te tjera si keto.

Une nuk e di ku e gjen guximin por di te te them se nuk po kercenon Edi Ramen por 3 milion e kusur shqiptare te cilet heret a vone do kene nje pergjigje shume te hidhur per ty.

Sa per kercenimet e tua ato nuk i beson as ti vete qe ke frike dhe nga hija jote jo me nga shumica derrmuese e shqiptareve opozita perfshire qe nuk te shohin dot me me sy.

z. Kryeminister

Po te kujtoj se jemi ne buze te gremines e jo pa shkak.

Jemi ketu sepse ti vodhe dhe manipulove zgjedhjet.

Sepse nuk degjove kerkesat teresisht te ligjshme te PS per te bere transparencen e zgjedhjeve te kaluara duke hetuar materialet zgjedhore.

Sepse nuk degjove kerkesat e nderkombetareve per ti hapur rruge nje hetimi te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit ne menyre qe te garantohen zgjedhje te lira e te ndershme.

Jemi ketu sepse ti ke plan te vjedhesh edhe zgjedhjet e ardhshme e per kete je gati te perballosh cdo cmim edhe cmimin e gjakut te qytetareve te pafajshem.

Jemi ketu sepse krimi dhe korrupsioni yt kane zene per gryke shtetin dhe shoqerine. Sepse vjedhja e pasurise se shqiptareve eshte kthyer ne sistem. Sepse fatura e korrupsionit qe paguajne shqiptaret eshte bere e paperballueshme.

Shqiperia eshte ne buze te gremines pse ti nuk pranon te dorezosh ministrat e tu te korruptuar perpara drejtesise. Nuk pranon te dorezosh por merr ne mbrojtje edhe ata qe shfaqen me ze e figure duke bere pazaret e pista ne kurriz te shqiptareve ashtu me ate bllokun e korrupsionit qe secili prej jush mban ne xhepin e piset.

Jemi ketu sepse ti nuk pranon te dorezosh as kriminelet e pushtetit tend qe me urdhrat e tua vrane e plagosen qytetare te ndershem te nje Shqiperie qe nuk eshte me Shqiperia jote.

Jemi ketu sepse ti po kerkon te cmontosh shtetin ligjor duke perdhosur demokracine dhe lirine e qytetareve ne kete vend.

Sepse ti po kerkon te nenshtrosh drejtesine prokurorine gjykatat Presidentin e Republikes sherbimin informativ dhe institucionet e pavarura kushtetuese.

Jemi ketu sepse ti po kerkon te nenshtrosh median dhe zerat e lire ata qe guxojne te te kritikojne dhe ata qe thone te verteten.

Jemi ketu sepse ti ke rrenuar ekonomine e qytetareve dhe sipermarresve te ndershem.

Jemi buze gremines sepse monopolet e tua korruptive kane kapur ekonomine duke rritur cmimet ne menyre stratosferike e duke detyruar qytetaret te vdesin nga varferia nga skamja dhe uria.

Jemi ketu sepse ti nuk ke me asgje per te bere per kete vend. Sepse ti je peng i krimit dhe korrupsionit qe mbolle vet e qe tani nuk te lene as te ikesh me menyre paqesore nga pushteti por te mbajne me dhune duke te te detyruar te perdoresh dhune te vrasesh qytetaret e tu vetem qe te mbrosh klientet korruptiv te pushtetit tend te piset.

Jemi ketu sepse ti nuk mund ta cosh perpara kete vend perkundrazi sic ke bere edhe ne te kaluaren di ta cosh vetem ne gremine.

Por kesaj radhe e ke te pamundur te realizosh planin tend ogurzi sic e ke te pamundur te mbrosh veten familjaret dhe klientet e korrupsionit tend qeveritar ministrat e korruptuar dhe zyrtaret servile.

E ke te pamundur te mbrosh edhe sikur ti strehosh ne shtepine tende ata qe ekzekutuan Ziverin Hekuranin Faikun dhe Aleksin sic e ke te pamundur te mbash te fshehte urdhrat qe ke dhene per te qelluar mbi qytetaret e thjeshte.

E ke te pamundur te vrasesh shpesen e shqiptareve te marresh peng te ardhmen e femijeve dhe brezave qe po vijne pas.

E ke te pamundur te vrasesh perspektiven tone evropiane per te mbajtur gjalle shpuren tende me sejmen e servile kliente e seksere te interesave te qytetareve.

Z. Kryeminister Koha jote ka mbaruar e kete e kemi marre vesh te gjithe por mbi te gjitha e ke marr vesh dhe ti.

Vetem nje keshille kam. Beja vetes sa me te lehte perndryshe nuk do e ndalesh dot faturen qe do te te jape populli.

Dorezo para drejtesise gardistet qe vrane Ziverin Hekuranin Faikun dhe Aleksin e plagosen dhjetera te tjere. Dorezo para drejtesise policet qe rrahen barbarisht qytetaret protestues ne komisariate dhe qeli burgjesh.

Jepi fund qe tani komisionit maskarade hetimor dhe ndale dhunen ndaj institucioneve kushtetuese.

Ndale sulmin e pamoralshem dhe ilegjitim ndaj Presidentit te Republikes ndaj prokurores se pergjithshme ndaj Sherbimit Informativ ndaj gazetareve dhe medias se lire si dhe ndaj opozites vete.

Ne do te jemi perball teje ne cdo rast. Ne parlament e ne rruge.

Do jemi perseri perball teje deri kur te kuptosh se duhet ti hapesh rruge zgjidhjes politike tani sot pa humbur kohe. Zgjidhje politike qe do i hapi rruge perfundimisht Shqiperise europiane qe ti po mban peng.

Ti hapesh rruge zgjedhjeve te lira e te ndershme qe do te sjelle nje qeveri te drejte per qytetaret e me qytetaret ti hapesh rruge drejtesise dhe ndershmerise.

Ti hapesh rruge endrres qe me pa te drejte i ke mohuar Shqiperise dhe shqiptareve per 20 vjet sic po ben dhe tani por qe nuk do mundesh dot kurre tia arrish.

Z. Kryeminister shpeto veten

Fjala e Kryetarit te Grupit Parlamentar te PS sot ne Kuvend

Lajme te ngjashmeBurg pa afat gardistit Llupo dyshohet se vrau VeizinOpozita braktis Kuvendin reagon ImamiGardisti Agim Llupo ne pritje te mases se sigurise Ruci I keni ndergjegjet te pergjakura Berisha shpeto veten dhe shqiptaret Patozi PS-se Ju vini ne Parlament per te gjuajtur me gure LidhjeAleks Nika Faik Myrtaj gjeneral gjykata Gramoz Ruci Grupi Parlamentar PS grusht shteti Hekuran Deda Kryeminister kuvend opozite Presidenti Republikes Prokurorja e Pergjithshme SHISH Ziver Veizi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›