Kosova paszgjedhore dhe kalkulimet per qeveri
NgaNEXHMEDIN SPAHIU
Dilema me e madhe paszgjedhore ne Kosove eshte qendrimi i AAK-se. Pse Hashim Thaci eshte aq i sigurt se do ta kete AAK-ne ne krah dhe pse AAK-ja aq serbes flet se nuk hyn ne qeveri me Hashim Thacin Akoma me cuditshem behet kjo kur AAK-ja lidh ne Prizren nje koalicion me PDK-ne nen kushte shume poshteruese. Pse nje njeri shume inteligjent sic eshte Daut Haradinaj te bente nje veprim te tille koalicionin ne Prizren nese do te kishte ndermend te bente pazar koalicioni me
Hashim Thacin do njeri me pak pervoje politike do ta dinte se nese do te kishte ndermend te bente pazar koalicioni ne nivel kombetar do ta linte pazarin e koalicionit lokal pas atij ne nivel kombetar. Nese nuk do te kishte ndermend te bente ne nivel kombetar nuk do ta bente as ne nivel lokal sepse berja e koalicionit ne nivel lokal para se ne nivel qendror e zbret pazarin per partine me te vogel.
Kjo situate mund te shpjegohet vetem nese ne kete mozaik pikepyetjesh fusim faktorin nderkombetar.
Kur nderkombetaret duan unitet ne Kosove ata i keshillojne lideret kosovare me te njejtat keshilla. Kur keta te fundit u japin ze ketyre keshillave duket sikur te gjithe flasin njesoj dhe ka unitet. Kur nderkombetaret kane ndonje axhende tjeter atehere i keshillojne lideret kosovare me keshilla te vecanta. Ata marrin hov secili ne te veten duke pandehur se ka perkrahjen e nderkombetareve. Epilogu i kesaj jane konfrontimet mes vetes te lidereve kosovare ndersa nderkombetaret ne fund i detyrojne ne kompromis apo tradhtojne ndonjerin prej tyre.
Cila pra mund te jete axhenda e nderkombetareve ne rastin konkret
Hashim Thacit mund ti jete premtuar se vetem fitoji zgjedhjet se do ti detyrojme partite e tjera ne nje koalicion te gjere derisa ti ti kryesh bisedimet me Beogradin. Kjo sigurisht ishte joshese per Thacin dhe ai do ta kete kuptuar si shkelje syri se do ti heshtim manipulimet eventuale zgjedhore. Ata ne fakt nuk i mbyllen syte teresisht pasi vete ambasadori amerikan Dell reagoi per manipulimet ne Drenice. Zgjedhjet ne 4 komuna u perseriten dhe me kete u mbyllen syte per manipulimet ne gjithe komunat e tjera. Por ra edhe premtimi se LDK-ja do te detyrohet te perfshihet ne koalicion. Do ta detyrojme AAK-ne te futet ne koalicion Dhe Hashimi mbetet i sigurt se AAK-ja me liderin ne Hage nuk ka nga tia mbaje dhe se permes koalicionit me AAK-ne do te mund ti qeroje hesapet me LDK-ne dhe me opoziten e vet brenda PDK-se.
fare duket te jete keshilluar Daut Haradinaj Duam ta shmangim Hashim Thacin nga skena politike ju duhet te afroheni me PDK-ne qe te na ndihmoni ne kete mision. Dhe Dauti nuk ngurroi me koalicionin ne Prizren per te treguar se AAK-ne e PDK-ne nuk i ndan paragjykimi ndaj njeri-tjetrit por figura e Hashim Thacit. Kur ne kemi te sakrifikuar Ramushin ne Hage pse PDK-ja duhet te rrezikoje pushtetin per shkak te Hashimit Sigurisht qe kjo i shkakton telashe Hashimit brenda partise se vet aq me pare kur per hir te interesit te anetaresise se gjere te PDK-se nen presionin nderkombetar shume figura te rendesishme te PDK-se do te detyrohen te mbeten jashte qeverise. Pse ta zeme Fatmir Limaj te mbetet jashte qeverise e Hashim Thaci ne krye te saj Hetimet e Eulex-it Tani Eulex ka hapur hetime zyrtare edhe ndaj Thacit.
Cili do te jete caku final i axhendes se nderkombetareve mbetet te shihet ke do ta tradhtojne ata Isa Mustafen Daut Haradinajn apo Hashim Thacin Nje gje po shihet qarte Hashim Thaci edhe nese e udheheq qeverine e Kosoves ne muajt ne vijim laku rreth tij po ngushtohet.