E Diel, 1 Nëntor 2026

Korsikë/ Policia në ndjekje të trafikantëve,lanë 120 refugjatë në ishull

Autoritetet franceze janë vënë në kërkim të trafikantëve që braktisën një ditë më parë më shumë se 120 refugjatë në një plazh të ishullit të Korsikës.
Mes refugjatëve kurdë e tunizianë ndodhen edhe fëmijë e gra shtatzena.
Sipas ministrit francez të Emigracionit, Erik Beso, një motobarkë e dyshimtë është zbuluar në ujeërat ndërkombëtarë e me të gjithe gjasat, do të bëhet ndalimi i saj nga rojet bregdetare të Italisë fqinje.
124 refugjatët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë marrë nën përkujdesje në qytetin e Bonifacios.
Një pjesë e tyre deklaruan se janë kurdë dhe vijnë nga Siria, ndërsa të tjerët deklaruan se ishin arabë tunizianë.
Ndërkohë nuk dihet ende me siguri se cila ka qënë vendnisja e tyre. Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për çështjen.
Zbarkimi i emigrantëve në këtë ishull të Mesdheut konsiderohet diçka tepër e rrallë, duke qenë se klandestinët synojnë zakonisht territorin italian, prej nga mendojnë se e kanë më të lehtë kalimin nëpër vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›