Obama kërkon shpjegime nga Kina për ndërhyrjet në internet
Mosmarrëveshjet amerikano-kineze për internetin vazhdojnë të ashpërsohen.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama foli i shqetësuar për sulmet pirateske të kryera nga Kina kundër Google-it.
Presidenti amerikan tha se pret shpjegimet përkatëse nga Kina, shpjegoi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Ministria e Jashtme amerikane bëri ndër të tjera të ditur se midis diplomatëve amerikanë dhe atyre kinezë janë zhvilluar takime për të diskutuar rreth sulmeve në internet.
Në një fjalim të mbajtur në Washington, ministrja e Jashtme amerikane Hillary Klinton i kërkoi firmave të internetit në SHBA që t'i kundërvihen rregullave të çensurës të vendosura nga regjimet autoritare në botë.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme në Pekin deklaroi se SHBA-ja duhet të pushojë së shfrytëzuari të ashtuquajturën liri në internet, dhe të mos deklarojë fajësime të padrejta ndaj Kinës. Gjithashtu një gazetë shtetërore në Kinë e kritikoi sekretaren amerikane të shtetit Klinton për "imperializëm informativ".