Kortezhi, percillen viktimat e Farkes
Disa nga viktimat e tragjedise se Farkes jane percjelle dje per ne banesen e fundit. Rreth ores 14.00 kortezhi i gjate me trupat e 8 anetareve te familjeve Osmani eshte nisur nga "Rruga e Elbasanit" drejt varrezave te Sharres ne periferi te kryeqytetit. Forca te shumta policore jane angazhuar per ruajtjen e qetesise dhe rregullimin e trafikut. Nga Italia mberriten me avion dy djemte e medhenj te shtepise, emigrante. Ne ceremoni kane marre pjese qindra familjare, te aferm, te njohur, si dhe disa deputete e politikane. Ne funeral ra ne sy nje pjesemarrje masive nga e majta, me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama dhe deputetet Gramoz Ruci, Valentina Leskaj dhe Musa Ulqini. Ndersa ne Berat viktimat do te varrosen sot, pasi trupat e pese anetareve te familjeve Hysa dhe Blamo do te vendosen ne hollin e pallatit te kultures "Margarita Tutulani" per homazhe publike.
Ne Berat te fundit ndoshta qe mesuan per tragjedine ishin Qamil dhe Refije Hysa. Dy te moshuarit jane mbajtur nen kujdes nga familjaret, perpara se t'u jepnin mandaten per vdekjen e djalit, nuses dhe nipit te tyre. Pellumb, Majlinda dhe Alban Hysa nuk kane mundur te kthehen te gjalle nga mbremja ku festohej viti i 21-te i lindjes se Albanit. Pas dy vjet lidhjeje, Alban Hysa dhe Aurela Osmani, te dy 21-vjecare, kishin vendosur te shpallnin fejesen. Se bashku me ta ka shkuar edhe shoku i ngushte i Albanit, Erion Blamo, i cili ishte ftuar ne feste se bashku me nenen e tij, Pranveren. Edhe Erioni jetonte ne Tirane dhe punonte si kamerier ne te njejtin lokal me Albanin. Ndricim Hysa, vellai i Pellumbit, thote per "Koha Jone" se djali kishte vendosur t'i bente nje surprize familjes dhe t'i conte per te darkuar ne nje lokal te bukur, ne periferi te Tiranes. Ndricimi tregon se eshte njohur me tragjedine nepermjet televizorit dhe eshte tronditur kur ka degjuar emrat e viktimave. "Organizova familjaret dhe u nisa drejt Tiranes, per te terhequr trupat ne morg", tregon ai, duke shtuar se porositi vellezerit e tjere qe t'ua jepnin lajmin e zi prinderve sa me vone dhe ne menyre sa me te kujdesshme. Prane baneses se Qamil Hyses, ne lagjen "Vakef", rreth ores 10:00 kane nisur vizitat e ngushellimit. Cifti i moshuar ka pritur rreth ores 11:00 te mbijetuaren e vetme te familjes, Romina. Kjo e fundit ka mberritur prane baneses se gjysherve e shoqeruar nga familjaret e tjere. Ajo ka mundur te pohoje vetem se "nuk mundi te shpetonte familjen, por vetem vajzen e halles". Nje autoambulance eshte vendosur qe prej mengjesit te djeshem prane shtepise se familjes Hysa dhe Romina ka qene e para qe ka marre ndihmen mjekesore per shkak te problemeve te shkaktuara nga tronditja e madhe. Nderkohe mbreme rreth ores 19:00 Kryeministri Sali Berisha shoqeruar nga bashkeshortja e tij dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shkuan ne familjen Hysa per te shprehur ngushellimet. Berisha u shpreh se "dhimbja qe ju ndjeni sot eshte teper e madhe, por duhet te gjeni force per ta perballuar. Gjithe shqiptaret do te donin te ishin ketu sonte per te marre pjese ne hidherimin tuaj, pasi gjithe Shqiperia eshte sot ne zi". Drejtuesit e shtetit ngushelluan edhe ne familjen ku humben jeten Pranvera dhe Erion Blamo.
21
vjec ishin Albana Osmani dhe Alban Hysa. Dy te porsafejuarit ishin ne qender te festes, qe perfundoi ne tragjedi per vete te rinjte dhe per te dyja familjet e tyre
5
ishin viktimat me banim ne qytetin e Beratit. Tre prej tyre jane te familjes Hysa dhe dy te tjere jane nene e bir. Varrimi eshte parashikuar gjate paradites se sotme.
12:40
minuta ishte ora kur trupat e viktimave te tragjedise nisen te mberrijne njeri pas tjetrit ne shtepine e Qamil dhe Refije Hyses, ne lagjen "Vakef" te qytetit te Beratit.
Precedentet:
28 mars 1997
Anija ushtarake "Kateri i rades", e nisur nga porti ushtarak i Pashalimanit, mbytet pas perplasjes me anijen ushtarake italiane "Sybilla". Bilanci i tragjedise ishte: 57 viktima, 24 te humbur dhe 34 te mbijetuar.
9 janar 2004
Nje gomone shqiptare e nisur drejt Italise peson avari ne det te hapur, pasi kalon zonen e Karaburunit. Ne mjetin lundrues udhetonin 36 persona, 20 prej te cileve humben jeten dhe 7 te tjere rezultuan te humbur.
14 tetor 2004
Nje autobus me gjimnaziste kosovare nga Malisheva ra ne humnere ne aksin rrugor Puke-Fusharrez. 15 nxenes te moshes 18-19 vjec vdiqen, shume te tjere u plagosen. Ne Shqiperi dhe Kosove u shpall nje dite zi.
16 korrik 2006
Helikopteri "Bell 222" qe transportonte politikanin Gramoz Pashko, djalin e tij Rubenin dhe kater anetare te ekuipazhit dhe personelit mjekesor, ra ne ujerat e detit Adriatik. Asnje nuk shpetoi nga incidenti.