E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, pa vendim per Shqiperine

Shefat e diplomacive te vendeve anetare te NATO-s, ne sesionin e djeshem ne Bruksel nuk kane arritur ne nje konkluzion konkret, lidhur me zgjerimin e Aleances me vendet e Kartes se "Adriatik 3". Lajmin e ka bere te ditur sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hop Shefer, i cili ka sqaruar se gjate mbledhjes jane shqyrtuar detajet teknike para Samitit te Bukureshtit. Ai tha se nuk ishte marre asnje vendim, porse ai kishte mjaft besim se do te mund te njoftoje nje zgjerim te metejshem te NATO-s ne Bukuresht.
"Nga atmosfera e diskutimeve per zgjerimin, mendoj se mund te them me siguri se NATO nuk eshte lodhur se zgjeruari. Une shpresoj, por mund te them vetem se shpresoj, per te mos rene ne kontradikte me vetveten, se ne samit mund te jemi ne gjendje te themi se familja e NATO-s po zgjerohet perseri", tha Shefer. Ne te njejten kohe nuk kane pushuar komentet ne lidhje me perplasjet mes Greqise dhe Maqedonise, per ceshtjen e emrit te kesaj te fundit. "Per hyrjen e Maqedonise ne NATO duhet konsensusi i 26 anetareve te aleances, perfshire edhe Greqine, qe deshiron nje zgjidhje per emrin zyrtar te Shkupit. Ne NATO ekziston fjala veto", u shpreh sekretari i Pergjithshem i Aleances, Jap de Hop Shefer, ne perfundim te takimit midis ministrave te Jashtem ne Bruksel. "Por, duhet te kemi parasysh qe nga nje ane kemi nje vend qe aspiron te jete anetar i NATO-s dhe nga ana tjeter nje qe ben pjese prej kohesh", vijoi Shefer, duke konfirmuar se Athina ka fuqine per te bere te vlefshme pozicion e saj mbi Shkupin. "Kemi nevoje per konsensus, eshte nje princip i shenjte per Aleancen", shtoi ai. Maqedonia shpreson te ftohet per te hyre ne NATO bashke me Kroacine dhe Shqiperine ne samitin e ardhshem, te parashikuar ne Bukuresht me 2-4 prill . "Shpresoj qe do te arrijne te gjejne nje zgjidhje perpara Samitit te Bukureshtit", vuri ne dukje Shefer. Sipas tij, nese nuk do te arrijne ne nje konsensus, ne Bukuresht, Aleanca do te kete nje problem, por ai ka nenvizuar se eshte shume optimist per arritjen e nje konsensusi.
Greqia thote se do te vazhdoje te bllokoje anetaresine e Maqedonise ne NATO, per shkak te mosmarreveshjeve midis te dy vendeve, lidhur me emrin e Maqedonise. Ministrja e Jashtme, Dora Bakoyanni, tha se Athina nuk mund ta shihte Maqedonine ne te njejten menyre si Shqiperine dhe Kroacine, dy vendet e tjera, qe shpresojne te futen ne aleance.
Megjithate, ajo tha se ka ende kohe per arritjen e nje zgjidhjeje te pranueshme deri ne takimin e nivelit te larte te NATO-s. Greqia thote se emri i Maqedonise le te kuptohet per pretendim territorial ndaj provinces se saj veriore me te njejtin emer. Te gjitha vendet anetare te NATO-s duhet te bien dakord per anetaresimin e nje vendi te ri. Nderkohe qe, lajme kontradiktore vijne nga agjenci te ndryshme, te cilat pretendojne se i referohen burimeve te besueshme te NATO-s. Sipas tyre, eshte perpiluar ftesa per tre vende qe do te anetaresohen, por qe nuk jane bere te ditura emrat. Nga ana tjeter, serish agjenci te ndryshme lajmesh saktesojne se Shqiperia mund t'i bashkengjitet Maqedonise, ne mosmarrjen e nje ftese ne Samitin e Bukureshtit, per shkak te mosmarreveshjeve qe ka kjo e fundit me Greqine per ceshtjen e emrit.
Gjermania: Maqedonia, s'ka vendim pa Greqine
Greqia kercenon te bllokoje pranimin e Maqedonise. Qeveria ne Athine ka frike se Maqedonia mund te ngrinte pretendime territoriale per provincen me te njejtin emer ne Greqine Veriore. E diskutueshme brenda NATO-s eshte edhe ceshtja, nese aleanca mund t´i ofroje nje perspektive per pranim edhe Ukraines dhe Gjeorgjise. Lidhur me kontestin ndermjet Greqise dhe Maqedonise, ministri i Jashtem gjerman, Frank-Valter Steinmeir, me te arritur ne Bruksel, tha se, "nese nuk arrihet marreveshje, ne nuk do te mundemi te marrim vendim per Maqedonine, per shkak te mungeses se miratimit nga ana e Greqise".
D'Alema: Po fteses per "Adriatik3"
"Ne jemi ne favor te nje pershpejtimi te perfshirjes ne NATO te tre vendeve Ballkanike qe kane permbushur kerkesat e kerkuara". Keshtu eshte shprehur ministri i Jashtem italian, Massimo D'Alema, ne perfundim te mbledhjes se ministrave te Jashtem te zhvilluar diten e djeshme ne Bruksel, duke shtuar se hyrja ne Aleance e Shqiperise, Kroacise dhe ish-Republikes jugosllave te Maqedonise "perfaqeson nje fakt stabiliteti te sigurise". Per sa i perket diskutimit mbi emrin e Republikes qe quhet si nje province e Greqise, D'Alema shpjegoi se ne mengjes eshte shprehur mundesia e nje diskutimi per nje negocim midis paleve me maturi. Duke folur mbi Ballkanin, D'Alema shpjegoi se per sa i perket Bosnjes, Malit te Zi dhe Serbise eshte e nevojshme nje "afrim per ne NATO". "Duhet t'u jepet nje mesazh te hapur per gatishmerine per Ukrainen dhe Gjeorgjine, edhe pse per keto vende, koha nuk eshte e duhur per nje PAN (Plan Aksionit per anetaresim ne NATO), por eshte e nevojshme te jepet nje deklarate e qarte mirepritjeje".
Rajs-SHBA: Tre vendet kane bere perparime
Shqiperia, Maqedonia, Kroacia kane bere perparim drejt anetaresimit ne NATO.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha dje se Maqedonia, Shqiperia dhe Kroacia kane bere perparim drejt anetaresimit ne NATO. Ajo i beri komentet gjate udhetimit per ne Bruksel, ku mori pjese ne takimin e ministrave te Jashtem te aleances.
"Besoj se ne jemi shprehur qarte se ne besojme qe te tre keto vende kane bere perparime drejt anetaresimit, por ne do ta gjykojme kete se bashku me aleatet tane. Dhe atehere do te jete koha per te vendosur nese ky proces do te ece perpara", tha zonja Rajs, ne pergjigje te pyetjeve per qendrimin e Shteteve te Bashkuara ndaj shpresave te tre vendeve per anetaresim dhe per ceshtjen e emrit te Maqedonise. I pyetur dje, se si do te reagonin Shtetet e Bashkuara, nese Greqia bllokon kerkesen e Maqedonise, Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha se eshte e qarte qe Maqedonia, se bashku me Shqiperine dhe Kroacine, kane bere perparim drejt anetaresimit.
Basha: Integrimi ne NATO, garanton stabilitet
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, prezantoi dje ne Berlin te gjitha reformat qe Shqiperia ka bere ne perpjekje per te marr ftesen per anetaresimin ne NATO ne Samitin e Bukureshtit. Keshtu, Basha referoi ne konferencen e Fondacionit "Konrad Adenauer" ne Berlin, "Mundesite dhe kufijte e zgjerimit te metejshem perpara Samitit te NATO-s ne Bukuresht". Ne fjalen e tij, Lulzim Basha theksoi domosdoshmerine e zgjerimit te NATO-s me vendet e Kartes se Adriatikut, per garantimin afatgjate te paqes dhe stabilitetit ne rajon dhe ne Evrope. Basha zhvilloi takime edhe me ministrin e Shtetit ne Ministrine e Jashtme gjermane, Gernot Erler dhe keshilltarin diplomatik te Kancelares Merkel, Kristof Hojsgen.
Mediu: "Bukureshti", samit zgjerimi
Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Fatmir Mehdiu, i cili ndodhet per nje vizite ne Londer, tha se mesazhi nga selia e NATO-s ne Bruksel ishte shume pozitiv. "E para, u konfirmua qe samiti i Bukureshtit do te jete samit zgjerimi. E dyta, qe eshte shume e rendesishme, cdo vend do te vleresohet bazuar ne meritat e veta, domethene te performances se vet ne realizimin e standardeve. Kjo eshte e rendesishme, sepse ne analizen qe i eshte bere planit te veprimit per anetaresim te Shqiperise, vleresimet kane qene jashtezakonisht pozitive. Kam bindjen qe tre vendet e A3-it duhet ta marrin ftesen", tha ministri Mediu. Duket se ministri shqiptar i Mbrojtjes ka marre garanci te forta ne lidhje me nje ftese te mundshme te Shqiperise nga Samiti i Bukureshtit per anetaresimin ne NATO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›