E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varka e festes shuan 16 jete

Ditelindjet e nje djali te fejuar dhe binjakeve te mitur jane kthyer ne nje tragjedi te vertete me bilancin me te hidhur ne vend. Fundosja e nje varke nga mbingarkesa ne liqenin e Farkes, qe sherbente per transportin e klienteve ne bar-restorantin "Liqeni", shkakton 16 te vdekur dhe 3 te mbijetuar. Shkak sipas policise eshte bere ngjitja e 19 personave, perfshi dhe pronarin e lokalit, ne nje varke qe kishte kapacitet deri ne 7 vende. Nga deshmite e te mbijetuarve, gruas dhe vajzes se pronarit vihen re kontradiktat ne detaje. Te mbijetuarit pretendojne se kane dale me not ne breg per me se 45 minuta, kurse pala tjeter pretendon se grupi i te afermve ka kerkuar te hipin te gjithe ne barke gjate kthimit pas mesnate dhe se u eshte dhene ndihme ne momentet e mbytjes. Tragjedia eshte shenuar midis intervalit 00:05-00:45 te mengjesit te djeshem, kurse familjet qe kane humbur njerezit e dashur jane ato Hysaj, Osmani, Spahiu, Blamo e Dibra. Mes grupit ishin dhe femijet binjake te ciftit Alket e Saida Osmani, Ejsi dhe Rei, qe dje mbushnin 3 vjec, kurse nje dite me pare kishte festuar 21-vjetorin Alban Hysaj, qe ka bere dhe ftesat per te afermit e tjere. Familja Hysaj banonte ne Berat, kurse familjet Osmani, Spahiu, Blamo e Dibra, ne Tirane. Policia ngarkoi me pergjegjesi pronarin e barkes, Afrim Dibra si pergjegjesin e tragjedise, edhe ky i mbytur ne liqen.
Gjithcka kishte filluar paraditen e se martes, kur Alban Hysaj kishte organizuar nje feste per 21-vjetorin e tij dhe ka thirrur per darke rreth 20 persona. Festa ka nisur rreth ores 20:00 te dy diteve me pare, ndersa nje pjese kishte shkuar me makinat qe jane parkuar ne breg te liqenit. Aty jane pritur nga dy varka, prone e Afrim Dibres, banues ne Farke, pronar edhe i bar-restorant "Liqenit". Kjo pasi barkat nuk mund te mbanin me teper ngarkese. Festa ka zgjatur kater ore dhe te ftuarit kane ngrene e pire duke uruar per jetegjatesine e Albanit, qe ishte i fejuar me Elionen, edhe kjo viktime ne tragjedi. Po ashtu eshte uruar edhe trevjetori i binjakeve, Ejsi e Rei Osmani, te aferm te familjes Hysaj, nga Berati. Pikerisht ne mesnate, te gjithe jane bere gati per t'u kthyer, por kete here vetem me nje varke, me e madhja qe nuk mbante me teper se 7 persona. Sipas policise, ka pasur nje debat per numrin e varkave, por pronari ka kembengulur qe te leviznin me nje.
Sapo varka ka kaluar mesin e liqenit, ka filluar te fundosej nga pesha dhe ka futur uje brenda. Nga rindertimi i ngjarjes prej deshmitareve te mbijetuar, ne kete moment njerezit qe ndodheshin brenda varkes se mbyllur kane levizur qe te mos hyje me uje. Por varka eshte permbysur, duke i marre me vete te gjithe personat qe ndodheshin brenda. Ne fund te liqenit kane shkuar 16 persona, ndersa tre te tjere qe kane qene me afer deres, kane mundur te dalin nga ajo, duke notuar per minuta te tera. Me pas kane ardhur ne ndihme familjaret e pronarit te lokalit dhe te varkes, qe kane dhene alarmin per ngjarjen.
Telefonata qe vuri ne levizje 100 police, palombaret nxoren trupat
Nje telefonate e kryer rreth ores 00:15, ka vene ne alarm te gjithe Policine e Tiranes, Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit. "Nje barke me 20 persona eshte permbysur ne liqenin e Farkes, na ndihmoni", ka qene nje ze, ne telefon, qe, sipas policise, i perkiste nje vajze. Ne drejtim te kesaj zone jane nisur te gjitha sherbimet e Patrulles se Pergjithshme te Tiranes. Me shpejtesi jane nisur dhe sherbimet e komisariatit numer 1, dy furgone te forcave speciale RENEA, njeri me palombare, si dhe nje furgon tjeter me efektiva te forcave te nderhyrjes se shpejte FNSH. Dhjete minuta pas telefonates, ne vendin e ngjarjes kane mberritur pese makina te Patrullave te Pergjithshme, te uniformave blu te kryeqytetit, por tragjedia nuk mund te shmangej.
Ne breg kishin dale vetem tre persona dhe keta ne gjendje te rende, nga uji dhe i ftohti i nates. Disa minuta me vone, kane mberritur palombaret, te cilet kane hyre menjehere ne uje per te nxjerre trupat e pajete. Po keshtu dhe ambulancat e spitalit, qe kane cuar te mbijetuarit ku u eshte dhene ndihma e shpejte. Me nje barke tjeter efektivet e policise kane nxjerre nje e nga nje te gjitha viktimat nga uji, duke i transportuar menjehere per ne morgun e Mjekesise Ligjore. Operacioni nuk ka qene i lehte per policine, qe angazhoi me shume se 100 uniforma blu. Operacioni i kerkim-shpetimit ka zgjatur deri ne oren 03:30 minuta, kur eshte nxjerre dhe trupi i fundit i pajete nga fundi i liqenit te Farkes. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur drejtuesit me te larte, si zv/ministri i Brendshem, Gent Strazimiri, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, drejtori i Policise se Tiranes, Muhamet Rrumbullaku.
Ora 00:05
Klientet qe ndodheshin ne lokalin "Liqeni i Farkes" kane dale nga lokali dhe jane ngjitur ne varke per te kaluar. Sapo kane ecur disa metra, varka eshte permbysur dhe ata kane humbur jeten
Ora 00:10
Nje telefonate ne sallen operative te policise se kryeqytetit jep alarmin per tragjedine e ndodhur. Dhjetera forca policie, speciale dhe ushtarake, nisen drejt vendit te ngjarjes per te dhene ndihme
Ora 00:20
Mberrijne ne vendin e ngjarjes forcat e para te uniformave blu. Fillon operacioni i shpetimit, por atehere ishte vone, pasi 16 persona kishin nderruar jete. Mberrijne dhe krere te policise
Ora 01:00
Nxirret nga liqeni i Farkes, trupi i personit te pare qe kishte nderruar jete dhe niset menjehere ne drejtim te morgut. Vazhdon puna per nxjerrjen e trupave te tjere. Ne oren 03:30, perfundon operacioni
Ora 04:00
Policia e Tiranes, ne nje komunikim zyrtar me mediat, njofton per tragjedine e ndodhur ne liqenin e Farkes ku kishin gjetur vdekjen 16 persona, nderkohe qe tre te tjere kishin shpetuar
Viktimat
Pranvera Blamo, 50 vjece
Erion Blamo, 20 vjec
Pellumb Hysaj, 53 vjec
Majlinda Hysaj, 46 vjece
Alban Hysaj, 21 vjec
Aurela Osmani, 30 vjece
Halil Osmani, 62 vjec
Hatixhe Osmani, 57 vjece
Eliona Osmani, 32 vjece
Alket Osmani, 29 vjec
Saikida Osmani, 24 vjece
Ejsi dhe Rei Osmani, 3 vjec
Thelleza Spahiu, 46 vjece
Arlind Spahiu, 16 vjec
Afrim Dibra, 43 vjec

Te mbijetuar
Beqir Sinani, 28 vjec
Luena Spahiu, 20 vjece
Romina Hysaj, 17 vjece

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›