Koseni, "Lamtumire polici"
Beteja e gjate per t'u rikthyer ne radhet e policise duket se ka marre fund pas vendimit te dhene dje nga Gjykata e Tiranes. Edmond Koseni ka humbur te drejten e fitimit te detyres, por gezon te drejten e pages qe prej vitit 2002. Ky ka qene dhe vendimi i dhene dje nga Gjykata e Tiranes, ndersa gjyqtarja e ceshtjes, Teuta Hoxha, i ka mohuar te drejten ish-drejtorit te Policise se Elbasanit rikthimin e tij ne radhet e uniformave blu.
Edmond Koseni, i cilesuar gjate kohes ne detyre si "koloneli i hekurt", do te marre pagen e gjashte viteve qe eshte larguar nga sherbimi. Pasi fitoi pafajesine ne Gjykaten e Larte dhe te drejten per rikthim ne detyre disa muaj me pare, nje tjeter vendim ka penguar Kosenin te riveshe uniformen. Procesi gjyqesor ndaj ish-drejtorit te policise ka nisur qe prej vitit 2002 kur ai beri perpjekje per te rifilluar punen dhe depozitoi disa kerkesa pergjate viteve 2003-2005. Ceshtja kishte kaluar ne disa shkalle te gjyqesorit dhe ish- kryepolici arriti te fitonte te drejten pasi u shpall i pafajshem. Por kerkeses per te rinisur karrieren aty ku e la, nuk i eshte pergjigjur pozitivisht Gjykata e Faktit. Vendimi i djeshem fshin te gjithe perpjekjet e Kosenit, nderkohe qe pritet depozitimi i ceshtjes ne Gjykaten e Apelit.
Ish-koloneli u hoq nga puna me 23 dhjetor te vitit 2001, pas nje urdhri te dhene nga ministri i asaj kohe, Ilir Gjoni, me motivin e "shkeljes ne detyre". Largimi nga puna u be per shkak te nje kallezimi te bere nga taksisti 41-vjecar nga Elbasani, Naim Pulaku, i cili e akuzoi ish-drejtorin per rrahje dhe kercenime. Nderkohe qe, vetem pak muaj me pare, Gjykata e Larte i dha Kosenit pafajesine e tij. R.C