Turku i trafikut, kerkohen 29 vjet burg
Rezidenti turk ne Shqiperi rrezikon te izolohet per dhjete vitet e ardhshme, nese Gjykata e Krimeve te Renda do te marre parasysh pretencen e dhene nga prokuroria, diten e djeshme. Procesit te nje grupi te trafikut te qenieve njerezore nga Turqia ne Itali, nepermjet aeroportit te Rinasit, po i vjen fundi. Dy nga te pandehurit jane shqiptare, Ali Ademi dhe Kelmend Frroku, kurse dy jane turq, Yasin Ozal dhe Ayhan Dogan, ky i fundit s'ka pranuar akuzen dhe eshte ndare nga dosja. Diten e djeshme, organi i akuzes perkoi denimin me 29 vjet burg per tre te pandehurit dhe 6 milione leke gjobe per secilin.
Yasin Ozal sipas prokurorise duhet te denohet me 10 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe per dhenie ndihme e trafikim te qenieve njerezore. Po e njejta kerkese eshte bere edhe per Ali Ademin, kurse per Kelmend Frrokun eshte pretenduar nje vit me pak burg. Perfaqesuesi i akuzes, Ardian Nezha, lexoi dje se grupi dyshohet se gjate vitit 2005 ka konsumuar veprat penale te "ndihmes per kalim te paligjshem kufiri ne me shume se nje here" dhe "bande te strukturuar kriminale", ndersa eshte pranuar gjykimi i shkurtuar per ta. Trupi gjykues, i kryesuar nga Marsela Balili, pasi degjoi pretencen e organit te akuzes, vendosi te shtyje seancen per t'i lene kohe mbrojtjes te pergatise konkluzionet perfundimtare.
Ngjarja per te cilen akuzohen kater te pandehurit, njeri prej te cileve nuk ka pranuar gjykim te shkurtuar, e ka zanafillen ne vitin 2005, ku dyshohet se ne bashkepunim edhe me persona te tjere kane mundesuar kalimin e paligjshem te disa shtetasve turq ne drejtim te Shqiperise, Kosoves, Sllovenise dhe Italise. Klandestinet, pasi strehoheshin disa dite ne Shqiperi, kalonin per ne drejtim te Kosoves, ku me pas pajiseshin me dokumente te falsifikuara sllovene dhe kroate. Sipas prokurorise, emigrantet udhehiqeshin nga trafikante prej Stambolli, duke udhetuar me linjen ajrore "Turkish Airlines" drejt Shqiperise, ku ata priteshin nga Yasin Ozel, Ayhan Dogan dhe shqiptaro-maqedonasi Ali Ademi. Me pas niseshin ne drejtim te Kosoves me taksistin nga Vora, Hysni Mali, ndersa paguheshin gjithsej 3 mije euro per person.
Pergjimet zbuluan grupin
Pergjimet e shumta telefonike nga ana e policise dhe prokurorise shqiptare, ne bashkepunim me drejtesine turke, bene te mundur zbulimin e linjes se trafikut te klandestineve nga Turqia ne drejtim Italise. Shuma qe duhet te paguante cdo person ishte 3 mije euro dhe rruga qe do te ndiqej ishte Turqi-Shqiperi-Kosove-Slloveni-Kroaci-Itali. Si truri i gjithe ketij organizimi cilesoheshin dy te dyshuarit nga Turqia, qe bashkepunonin me dy shqiptaret e Maqedonise dhe me nje taksist nga Vora per t'i cuar ne Rinas.
Pretenca:
Ali Ademi
10 vjet burg, 6 milione leke gjobe
Yasin Ozel
10 vjet burg, 6 milione leke gjobe
Kelmend Frroku
9 vjet burg, 6 milione leke gjobe
Akuzat:
"Ndihme per kalim te paligjshem kufiri ne me shume se nje here"
"Bande e strukturuar kriminale"