E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koshtunica: Njohja e Kosovës, në fund e pashmangshme

Lideri i Partisë Demokratike në Serbi Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se njohja e Kosovës do të jetë e pevitueshme.

“Shohim se deri-diku edhe pushtetit të ri i përgjigjet që BE, në këtë moment, nuk kërkon qartaz që Serbia ta njohë Kosovën, por tërheqim vërejtjen se do të kërkoj çdo gjë tjetër dhe njohja në fund do të jetë e pashmangshme”, tha Koshtunica.

Duke e komentuar deklaratën e kryesuesit të Parlamentit Evropian, Martin Shulc, se në fund të rrugës drejt BE-së, gjendet njohja e Kosovës, Koshtunica tha se “është e qartë se ka ardhur koha kur shtetet perëndimore hapur do të deklarojnë se njohja e Kosovës është kusht për hyrje në BE.

Gjithashtu ish kryeministri i Serbisë, Koshtunica e ka vlerësuar si “drejtim pozitiv” që qeveria e Serbisë ka hequr dorë nga politika se BE nuk ka alternativë dhe se tani ekzistojnë raporte të reja me Rusinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›