PE: EULEX të veproj në gjithë Kosovën

Parlamenti Evropian ka miratuar sot rezolutën për politikën e jashtme dhe të sigurisë në BE. Me anë të kësaj resolute PE-ja thekson se mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, por ka shprehur shqetësim për shkak të jostabilitetit politik.
Gjithashtu rezoluta shprehet e shqetësuar për ndjeshmërinë e institucioneve, korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, çështjeve të pazgjidhura bilaterale, gjë që e dobëson përparimin e disa vendeve drejt anëtarësimi në BE.
Në rezolutë, gjithashtu përmendet edhe roli i misionit të BE-së në Kosovë, EULEKS, ku theksohet se “pritjet janë që ky mision të jetë në masë të plotë veprues në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun.
Gjithashtu theksohet se EULEX duhet të forcojë luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar.