E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi në Bengazi mund të jetë planifikuar

Zyrtarët thanë se sulmet e së martës nga një grumbull njerëzish të armatosur kundër konsullatës amerikane në Bengazi me sa duket ishte një operacion i bashkërenduar dhe kompleks.

Por, zyrtarët thanë se është tepër herët të identifikohen vrasësit e ambasadorit Kristopher Stevens dhe tre kolegëve të tij apo nëse sulmi ishte bashkërenduar që të përkonte me 11 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.

Sulmi filloi të martën vonë, së pari me armë zjarri dhe më pas sulmuesit i vunë zjarrin ndërtesës. Autoritetet lokale e gjetën trupin e ambasadorit Stevens dhe e çuan menjëherë në një spital të Bengazit, ku ai u shpall i vdekur nga tymi në sistemin e frymëmarrjes.

                                                                                             2012-09-13 09:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›