E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike, Ahmeti takime intensive me diplomatë të huaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim vijoi agjendën intensive të takimeve me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar. Sot në selinë e partisë në Tetovë, Kryetari Ahmeti ka takuar Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Lars Vahlund si dhe përfaqësues të Ambasadës së Polonisë në vend.

Në takimet e ndara u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, situatën në rajon si dhe të ardhmën euroatlantike të Maqedonisë, me theks të veçantë për nevojën e zgjidhjes së qështjes së emrit.

Kryetari Ahmeti njohtoi përfaqësuesit ndërkombëtar rreth aktualiteteve politike në Maqedoni si dhe për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për qështjet që janë me interes publik.

Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim njohtoi përfaqësuesit ndërkombëtar për hapat institucional, demokratik dhe kushtetues që funksionarët tanë po ndërmarrin për funksionim të papenguar të institucioneve.

Bashkimi Demokratik për Integrim është parti që shfrytëzon të gjitha mënyrat institucionale dhe demokratike për plotësimin e agjendës së vet në të mirën e qytetarëve dhe nuk do të lejojë mosrespektim të procedurave pasi që në këtë rast do të dëmtohej rëndë demokracia në vend.

Bashkëbiseduesit shfaqen interes nesë situata në vend mund të përkeqësohet, ku Kryetari Ahmeti theksoi që mosrespektimi eventual i Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Maqedonisë, si dhe Marrëveshjes së Ohrit krijon krizë politike dhe suspendim të demokracisë në vend si dhe përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike.

Kryetari Ahmeti theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar që Maqedonia të merr raport pozitiv nga Komisioni Evropian në muajin tetor si dhe të merr lajm pozitiv në dhjetor nga samiti i Bashkimit Evropian sa i përket datës për fillim të negociatave.
Në këtë vijë, Kryetari Ahmeti ftoi dy vendet respective, Suedinë dhe Poloninë, që ta ndihmojnë dhe ti përkrahin këto përpjekje për të mirën e vendit dhe të rajonit.

Nevoja për zgjidhjen e çështjes së emrit e përmend si prioritet për Maqedoninë sepse e ardhmja euroatlantike garanton paqën e qëndrueshme, stabilitetin dhe sigurinë jo vetëm të Maqedonisë, por edhe të rajonit.
Ndihma e miqve të Maqedonisë në drejtim të zgjidhjes së kontestit me fqiun jugor është shumë e mirëseardhur sepse çdo vonesë eventuale në këtë rrugëtim mund të shkaktojë pakënaqësi të mëdha tek qytetarët si dhe pasoja për afatgjate për vendin tonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›