E Diel, 1 Nëntor 2026

Koshtunica: Qeveria serbe po njeh pavaresine

Ish-kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica ka akuzuar qeverine aktuale te Serbise se me pranimin e vendosjes se misionit EULEX ne Kosove, po njeh ne menyre te mbuluar e te fshehte pavaresine e ketij vendi.

Sipas Koshtunices, Beogradi zyrtar po behet pjese e mashtrimit te qytetareve serbe me deklaraten se EULEX nuk zbaton kushtetuten e Kosoves qe ka dale nga plani “Ahtisari”.

“EULEX do te mbikeqyre punen e policise, doganes dhe organeve gjyqesore, institucione keto qe zbatojne Kushtetuten dhe ligjet e shtetit te veteshpallur te Kosoves”, ka pohuar Koshtunica.

Ai ka shtuar se nese ben kete veprim, Beogradit nuk i mbetet gje tjeter vecse te zbatoje planin e diplomatit evropian Ischinger per vendosjen e marredhenieve te mira fqinjesore me Kosoven.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›