E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Maqedonia e para në rajon që përmbushi liberalizimin e vizave

 

ZAGREB--Eurokomisioneri për Drejtësi i BE-së, Jacques Barrot deklaroi se Maqedonia është shumë më para se të gjitha vendet në rajonin e Ballkanit në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
“Nuk përjashtohet heqja e tërësishme e regjimit të vizave për Maqedoninë në vitin 2009”, ka theksuar Barrot në Zagreb në një takim me ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Mihajllo Manevski dhe Gordana Jankullovska.
Barrot ka përshëndetur përparimin në reformat policore dhe gjyqësore dhe rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. nderkohe qe deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet që intensfikojne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar
nese duan te behen pjese e BE .

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›